OSBE reagoi pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, duke theksuar se presin një Parlamentar plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore.
Mes të tjerash OSBE thekson se fokusi duhet të jetë te reformat e nevojshme.
“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve.”, thuhet në reagimin e OSBE-së.