Xhevat Mustafa: Opozitë, të kemi xhan, zgjohu nga gjumi se na mori lumi!

416
Sigal

Xhevat Mustafa: Me këtë popull, opozitë dhe opozitarizëm, duke vjedh dhe blerë vota nën hundën e opozitës dhe të ndërkombëtarëve, Edi Rama mund të mbretërojë jo 7, por edhe 14 vjet të tjerë! Flasin pro dhe kundë r që ndrimit të opozitës

Opozitë, të kemi xhan, zgjohu nga gjumi se na mori lumi!

Ky shkrim do të jetë “ndryshe” në formë. Do ta filloj me fejtonin tim, botuar me titull “Uleni zërin, se mos zgjoni këta të opozitës!” Pastaj, do të jetë një përmbledhje nga komentet “pro e kundër” të lexuesve në rrjetet sociale për këtë shkrim dhe tjetrin, botuar në “Telegraf” më 9 maj, me titull ”Basha nuk është “ëngjëll”, por as “djallë”, si Rama!” Një pjesë e komenteve janë përmbledhur për koncizitet.

“Uleni zërin, se mos zgjoni këta të opozitës!”.

Po kaloja në trotuarin para hyrjes së Selisë qendrore të PD-së. Dy burra, që po i respektonin dy nga kërkesat e karantinës, që mbanin maska dhe distancën rreth 2 metra larg njeri-tjetrit, por jo doreza, po bënin debat zë të lartë apo allashqiptarçe. Dukej se të dy ishin simpatizantë të saj, por i ndante afeksioni apo alergjia ndaj kryetarit Lulëzim Basha. Njëri e donte dhe tjetri nuk e honepste dot stilin e tij të opozitës, apo kundërvënies ndaj ‘rilindjes” dhe sidomos, ndaj kryeministrit Edi Rama. Kur debati u ndez edhe më keq, shoqëruar edhe me ngritjen e volumeve të zërave dhe uljen e maskave, iu afrova, rreth 1.5 metra dhe pa hequr maskën, i këshillova me zë të ulët:

-Ju lutem, uleni zërin, jo kaq lart!

Në fillim ata më panë me vëmendje, siç duket nëse më njihnin dhe i njihja. Maska që kisha, e ngritur deri tek sytë, i pengoi të më identifikonin. Por, ai më i shkurtëri dhe me fizik më të imët, më njohu mirë.

-E përse duhet ta ulim zërin dhe përse pikërisht këtu? – m’u drejtua ai, që ishte më shtatlartë, më i bëshëm dhe me zë më të fortë.

-Sepse po flejnë këta të PD-së dhe të opozitës…! – Iu përgjigja me seriozitet, duke e ulur deri tek hunda maskën. Mos ua prishni gjumin se janë lodhur shumë gjithë këto muaj!

Ata shpërthyen në të qeshur edhe më të fortë se fjalët e debatit.

-Po ata, more mik, kanë rreth 3 vjet që po bëjnë gjumë ariu- nisi të më përgjigjej me dëshirën për të shpërthyer edhe në humor, ai që më njihte. Ndoshta Edi Rama u ka futur, në gotat e ujit, rakisë, verës, uiskit…, me dijeninë e tyre apo fshehtazi, me doza të rënda nga “ai bari i vet”, që po flejnë kaq rëndë e kaq gjatë…

-Po prej këndej del përditë në televizione një ish deputet ose ishdeputete me deklarata mbi korrupsionin e qeverisë…- tha ai më i gjati e më i shëndoshi.

-Ndoshta, e lënë njerin si dezhurn, që t’u tregojë shqiptarëve se nuk janë në gjumë të gjithë…dhe se nuk e kanë harruar fare misionin e tyre…-iu përgjigj tjetri.

Me këtë popull, opozitë dhe opozitarizëm, duke vjedh dhe ble vota nën hundën e opozitës dhe të ndërkombëtarëve, Edi Rama mund të mbretërojë jo 7, por edhe 14 vjet të tjerë!

Komente nga facebook:

  1. Çela, pensionist: Çfarë duhet të bëjë më shumë Lul Basha sipas jush?! Disa mitingje gjigande i ka bërë, në mitingun që organizoi presidenti opozita ishte më masive…Në kohën e tërmetit dhe fill mbas saj të coronavirusit, a mund të bënte mitingje apo t’i binte murit me kokë?! Gjëja më e kollajshme është të jeshë kritizer dhe nihilist.

Xhevat Mustafa: Krahas të mirave, Basha ka bërë boll edhe gabime, Murat! Mjafton të kujtojmë se ata deputetë qesharakë apo kukulla të listës i futi në listë dhe parlament Lul Basha dhe jo M. Çela dhe Xhevat Mustafa! Duhet dashur dhe mbështetur Basha, por jo pa e kritikuar, qoftë edhe me humor! Kritikat dashamirëse i bëjnë vetëm mirë! Sipas meje, me këtë popull, opozitë dhe opozitarizëm, duke vjedh dhe blerë vota nën hundën e opozitës dhe të ndërkombëtarëve, Edi Rama mund të mbretërojë jo 7, por edhe 14 vjet të tjerë!

  1. Gruja, inxhinier, muzikant…, : Çfarë opozite more…? Deri tani Basha ka punuar për Ramën dhe do të punojë akoma.Ai është komod aty ku është. Sa për dijeni. Kompanitë e simpatizanëtëve të tij kanë marrë 64 tendera nga Rama… Jam kundër Bashës, sepse është vazhduesi i linjës…

Xhevat Mustafa: Po ti përse je kaq i bindur se nuk je viktimë keqinformimi dhe urrejtjeje patologjike nga “e majta”, nga autorët e skenarit për demonizimin e figurës së Bashës?

  1. Gruja: Cila “e majtë” demonizon Bashën? Përkundrazi…ata e duan fort.
  2. Serreqi, biznesmen: Mendoj se opozita është në rrugë të mbarë, sepse po denoncon korrupsionin dhe keqqeverisjen dhe nga ana tjetër po pregatit dhe prezanton njëkohësisht ofertën e qeverisë së saj për popullin. Kush mendon se do merret pushteti me dhunë e ka vendin në muzeum!

Th. Note: Pa u hequr asnjë presje atyre çka shkruani për Ramën dhe “Rilindjen”, kam një pyetje: Vërtet mendoni se Basha ka staturën e një lideri? Gjithë kjo Shqipëri nuk nxjerr dot asnjë figurë tjetër,që të mos ketë mbi shpatulla as vrasje politike dhe as procese gjyqësore të mbyllura për procedurë!??? Shumë jargavitje pashë në shkrimin tuaj ”Basha nuk është “ëngjëll”, por as “djallë”, si Rama!”, gjë që nuk e prisja.

Xhevat Mustafa: Akuzat, Th., sa nuk janë kthyer në vendime gjykatash, de jure, mbeten thashetheme apo sajime të opozitës së atëhershme…”Përgjegjësia” e Bashës për 21 janarin kuptohet lehtë nga fakti se komandantin e grupit të zjarrit të gardës, në kryeministri, Agron Malajn, për të cilin më 2011- 2013 Rama kërkonte të arrestohej, si një nga autorët e vrasjes së 4 viktimave, pas 2013, po Rama, e bëri kryetar të PS në Burrel, drejtor të OSSHE dhe më 2019, kryetar bashkie..Ky fakt jep shkas të dyshohet dhe pyetet: mos vallë “ka vrarë” për llogari të PS- së, për t’ia lënë në derë viktimat Berishës dhe Bashës? Sa për dyshimin tuaj nëse e ka Basha staturën për lider dhe kryeministër, sipas meje, ai e ka më të plotë e më normale se Edi Rama. Kur e paska staturën Rama, piktor, përse nuk e paska Basha,jurist? Duke ju përgjigjur për “jargavitjen” time: nga fundi i këtij muaji bëhem 73 vjeç. Vajzën dhe djalin me familjet e tyre i kam të integruar mirë prej rreth 20 vitesh në Gjermani. Marr një pension, allashqiptar, por relativisht të mirë, në krahasim me shumicën e pensionistëve. Prandaj nuk kam interes t’i jargavitem Lul Bashës dhe PD-së! Nuk pres asnjë shpërblim e të mirë prej tyre! Ideali dhe përkushtimi im synojnë vetëm që Shqipëria të shpëtojë nga pengmarrja 78 vjeçare prej gjasme të majtës dhe Lindjes së Kuqe e të bëhet si vendet e tjerë të Perëndimit Kapitalist. E. Sheldia (emigrant, Skoci) : Shumë e drejtë, mik! Opozita duket sikur po flen dhe duhet zgjuar. Mirë e ke thënë, këta të majtët nuk shohin traun, që u ka zënë kokën prej 75 vitesh, por shohin qimen e opozitës.Por nuk e di a ekziston ndonjë socialist trim dhe i ndershëm të ketë kurajo, kështu si ne, që të kritikoje Edverin? Xhevat Mustafa : Ka, por Edi Rama, ose i flak nga partia, ose ua mbyll gojën me tendera, koncesione, PPP, me punë të dyta, të treta…, të pesta, vetëm nëpër bordero.për gratë, dashnoret, sekretaret..

  1. Bushgjoka: Nuk është se janë në gjumë, por janë në akord të plotë me sundimtarët. Kanë tri herë që e rrejnë miletin paburrnisht. Ju kujtohet kur e stigmatizonin njerëzinë si dele, që nuk dalin të protestojnë? Mileti u ngrit në protesta… Ç ‘bëri Basha? Ju lut e stërlut protestuesve të mos shanin me zë të lartë se zemërohej qeveriu dhe ca të huaj, andej nga “Rruga e Elbasanit!” Sipas meje, Basha jo vetëm nuk fle, por është aktiv në shuarjen e valës së zemërimit popullor. ” Pra, kemi opozitë “fallso”!. I. Man (poet, Lion, Francë): Më duket e pamjaftueshme ajo që po bën opozita… Një shoqëri e civilizuar duhet të niset gjithmonë nga parimi zgjedhjes të “së keqes ” më të vogël, nëse dëshiron që ky “filtër” të sjellë një ditë një qeveri sa më të përgjegjshme . Është e kotë të bëhet një krahasim ndërmjet Bashës dhe Ramës, sepse në kandar, për të mirat, peshon shumë më tepër nga ana e Bashës…Unë jam i surprizuar nga Rama nga zgjuarsia dhe lehtësia e tij për të manipuluar njerëzit e thjeshtë edhe për fakte të hapura e shumë të kuptueshme, si dështime, afera korruptive… G. Zilja: Ç’bën Luli tash shtatë vjet, Xhevat? Vetëm dështime dhe zvarritje… Sot duhet veprim, revoltë, aksion, se ka vajtur ku s’mban më! Pastaj del Grida e flet, del Paloka e referon, Alibeu mban leksion, Bylykbashi flet për reformën e secili me rradhë do të fitojë pikë për vete. Strukturat i kanë shkatërruar kudo. Kjo është PD-ja? Kështu mundet Rama, duke u zbythur e treguar përralla? Nuk tundet Rama me zogj inkubatori. Xhevat Mustafa: Plotësisht dakord! Këto i kam “fshehur” në titull (nuk është “ëngjëll”), tek rezervat apo kritikat e mia me “nëntekst diplomatik”. Neve të dyve dhe të tjerëve si ne na takon ta mbështesim PD-në, siç e kemi bërë shumë herët, jo duke i rrahur shpatullat më servilizëm, por edhe me kritika objektive dhe dashamirëse, duke “ia shtuar borxhet” që na ka! R. Kore, emigrant në Kanada...: Qeveria 2005-2009 ishte qeveria më e mirë e këtyre 30 viteve! Bashës i duhet dhënë mundësia, sepse është i ri dhe nuk duhet paragjykuar. E ke thënë shumë drejt, nuk është engjëll, por si ministër ka punuar mirë në të tre ministritë, ka bërë Rrugën e Kombit, liberalizimin e vizave dhe hyrjen në NATO….! F. Zeneli: Një shkrim realist, profesional dhe plot argumenta bindës për të ndryshuar mendjen e shume skeptikëve ndaj Bashës dhe tifozëve të Ramës!

 

  1. Musai: Mendojë dhe gjykoj që Basha është më human, më qytetar dhe nuk është hipokrit. E ndjen përgjegjsinë, lejon debatin, nuk është as autokrat, as arrogant dhe mbi të gjitha nuk është i lidhur dhe kapur nga krimi. Pra të krahasosh Bashën me Ramën, është njëllojë sikur të krahasosh ditën me natën.