Alqi NAQELLARI: Ndahet nga jeta Akademik, Profesor Doktor Gudar BEQIRAJ

588
Sigal

 

Sot është 11 maj 2020, ditëlindja e 72 e Profesor Gudar BEQIRAJ. Ne shokët, kolegëtdhe miqtë e tij do ta uronim për ditëlindje, “Edhe 100 vite të lumtura Profesor Gudari”, por për fat të keq, pikërisht në datën e lindjes ne do ju drejtohemi të afërmëve të Profesorit, “të rroni dhe ta kujtoni”, “ i paharuar qoftë kujtimi i tij”. E dhimbshme, e pa pranueshme, por kjo është jeta, lindim dhe një ditë vdesim. E rëndësishme është të dish ta jetosh jetën që tëështë dhënë, të dish ta mbushësh atë me dashuri dhe mirësi, me punë e përkushtim, të dish çfarë tu lësh trashëgim brezave, në mënyrë që të mos mbetesh një hije por të vazhdosh të jetosh në punën e tyre, të vazhdosh të kujtohesh. Si pak të tjerë këtë e arriti profesor Gudar BEQIRAJ, që gjithë jetën e tij e mbushi me dashuri për familjen, me ndihmë për miqtë e shokët e tij, me punë të përkushtuar për atdheun e tij, me kontribut për shkencën shqiptare dhe ndërkombëtare, me përkushtim në kualifikimin e brezit tëë ri, me kontribut të pa krahasushëmnë fushën e sportit të peshëngritjes.

Profesori ishte i rrallë, në mendimet dhe veprimet e tij, ai mishëronte tiparet e njeriut fisnik, njeriut sa të thjeshtë aq dhe madhështor, Gudar BEQIRAJ do kujtohet si njeri dhe si shkencëtar, si atdhetar dhe patriot, si sportist dhe bamirës.

 

Gudar BEQIRAJ si familjar dhe si shok.

Gudar BEQIRAJ u lind në një familje intelektuale. I ati tij pedagog Matematike, i kualifikuar në Itali,e ëma bijë e fisit të njohur shkodran Ilmia. Që në fëmini e rini Gudari mori njëedukatëspartane, korekt  dhe i saktë për gjithçka, tipare që i trashëgoj deri në fund të jetës së tij. Thënja e tij e preferuar ishte “zgjidhe shokun më të mirë se vetja.I dashur dhe i respektueshëm ndaj njerëzve, i përkushtuar, veçanërisht ndaj nipit të tij Dilan REKA, që ishte edhe pika e tij e dobët. Nën kujdesin dhe stërvitjen e tij, Dilani i vogël u bë kampion noti. Por pasioni Dilanit ishte kënga.Dhe në këtë fushë Dilani shkëlqeu.Para një një muaji TVSH dha një koncert me këngë për Vaçe Zelën, ku protagonist ishte Dilani, kur kishte qënë i vogël në grupin e tre tenorëve.E ndoqëm të ndarë koncertin, dhe kur mbaroj folëm në telefon.Unë ndjeva kënaqësitë e një gjyshi të lumtur që nuk pushonte duke folur për nipin e tij.Fluturonte nga kënaqësia, Dilani e kishte nderuar gjithnjë.Dhe ai nuk e hiqte kurë nga goja.

Profesori nuk ishte vetëm një familjar korekt dhe i devotshëm, por edhe një mik dhe shok i rrallë.Nëpërmjet tij unë jam takuar me shumë figura të arta të sportit shqiptar.Kampioni i boksit Ismail Keta ishte një nga miqtë e tij të veçantë. Në ndeshjen prestigjoze kur vëllaj i tij u ndesh me boksierin turk, Profesori së bashku me presidentin Moisiu ishin në stadium, të ftuarit special të Kampionit Keta. Ismail Keta u bë edhe një nga miqtë e Universitetit Mesdhetar. Profesor Gudari ishte mik i personaliteteve më të mëdhenj ndërkombëtarë të peshëngritjes, që për kontributin e tij të çmuar, e nderuan me Medaljen e artë.Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave Europiane mik dhe koleg, i Kryetarit të saj Felix Unger.Nuk mund të numërohen miqtë dhe dashamirësit e Profesor Gudarit Brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gudar BEQIRAJ si shkencëtar

 

Përfundoj me nota shumë të mira në 1971 Fakultetin e Matematikës në Universitetin e Tiranës. U ligështua që nuk e emëruan pedagog në Universitetin e Tiranës por e emëruan nëQëndrën e Matematikës Llogaritëse që hapi rrugën e informatizimit të gjeoshkencave në Shqipëri, së bashku me Prof. Kristian Bukuroshi, Frederik Premti, Ylli Vejsiu, Neki Frashëri, Dhimitri Tole, etj. Me vullnetin që e karakterizonte, bëri një punë që kushdo do ta lakmonte. Nga Qendra e Matematikës kaloj Matematikan në INIMA.Nëvitin 1993 u emërua drejtor i saj.INIMA u bë kryeqëndra e informatikës së aplikuar, ku u punësuan mbi 1200 gra dhe vajza të qytetit të Tiranës në vitet 1994 – 2007. INIMA ishte i pari i këtij lloji në Shqipëri. Ajo jo vetëm që zgjidhi probleme të papunësisë në Tiranë, por bëri një punë të shkëlqyer në ngritjen dhe kualifikimin e brezit të ri në përdorimin e kompjuterave në punën e tyre. Ishte INIMA që furnizoi me kompjuetrat e saj me dhjetra institucione shtetërore dhe që kreu një punë titanike në shërbim të informatizimit të kadastrës  italiane. Ishte INIMA, e drejtuar nga Profesor Gudar BEQIRAJ, që kulifikoj dhe specializoj me dhjetra e qindra studente të informatikës që sot janë bërë personalitete e kanë shkëlqyer, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

            Kualifikimet shkencore të Profesor Gudar BEQIRAJ.

1985-1986.Specializim në Gjeostatistikë prane Qendrës së Gjeostatistikës, Fontainbleau, Francë.

  1. Specializim në metodat e informatikës së aplikuar në Gjeofizikë, Universiteti Paris VI, Francë.
  2. Punë shkencore me kontratë pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë, Itali.

1994.Titulli “Profesor”, dhënë nga Këshilli i Lartë i Atestimit të Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë.

  1. Titulli “Akademik”, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë,
  2. “Anëtar” i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve.

Profesor Gudar BEQIRAJështë realizues i algoritmeve dhe programeve të ndryshme në gjuhët e programimit: Algol, Paskal, Fortran, të aplikuara në fusha të ndryshme si gjeofizika, gjeologjia, bujqësia, nafta, mjekësia, etj. Disa nga kontributet e tij në vite kanë qënë:

  1. Pjesëmarrës në Kongresin e III Botëror të Gjeostatistikës, Avignon, Francë.
  2. Anëtar i Komisionit të Vlerësimit për mbrojtje doktorature në Fontainebleau, Francë.
  3. Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera, Pribram, Çekosllovaki.
  4. Pjesëmarrës në Simpoziumin CODATA, Leeds, UK.
  5. Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera. Prezantimi i vlerësuar me medalje argjendi. Pribram, Çekoslovaki.

2002-2007. Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë – Universiteti i Tiranës.

  1. Anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit.

Puna shkencore e Profesor Gudar BEQIRAJështë e lidhur ngushtë me punën e kolegëve të tij të nderuar, një pjesë e të cilëve kanë ndëruar jetë.Ajo është e lidhur me punën e Personaliteteve Shkencore, profesorëve dhe akademikëve Neki FRASHËRI, Alfred FRASHËRI, Salvatore BUSHATI, që së fundi botuan Monografinë me titull “MATEMATIZIMI DHE INFORMATIZIMI I PROBLEMEVE Të GJEOFIZIKËS NDËR VITE NË SHQIPËRI”.

Pikërisht në këtë monografi dalin kontributet shkencore konkrete, të aplikuara në ekonominë shqiptare.Janë përfshirë punime që janë referuar në 49 kongerese e konferenca shkencore, janë botuar në revistat shkencore të vendit dhe të huaja. Punimet e shkencëtarëve shqiptare në fushën e gjeoshkencave  janë vlerësuar në 26 kongrese botërore, kanë marrë vlerësime maksimale nga institucione prestigjoze shkencore botërore. Në këtë periudhë u zgjeruan përdorimet e metodave matematike, informatike që u mbështetën edhe nga arritjet e teknologjive të teknikave llogaritëse “hardẇare”.Disa nga punimet ku Profesor Gudari është autor ose bashkëautor.“Gjeofizika shqiptare dhe përballja me sfidat gjatë periudhës së tranzicionit drejtë ekonomisë së tregut”, “Mbi përpunimin e rezultateve dhe të vrojtimeve gjeofizike me ndihmën e makinave llogaritëse elektronike”, Studimi statistikor i të dhënave të vrojtimeve gjeofizike”, “Analiza e prirjeve si një rrugë efektive për veҫimin e anomalive gjeofizike të rendeve të ndryshme”, “Përllogaritja e lakoreve të sondimeve elektrike vertikale dhe interpretimi i tyre”, “Algoritëm per studimin e perhapjes  se fushës elektrike me metodën e elementeve të fundme në mjedise të ndara me siperfaqe të lakuara”, etj, etj.

 

Aktivitetet profesionalegjatë viteve.Professor Gudari ka një aktivitet të gjerë pune.

1971-2003. Matematikan në INIMA

1993- 2007. Drejtor i INIMA.

2007-2009. Dekan i Fakultetit të Teknoligjisë së Informacionit, UPT.

2009-2013. Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.Profesor Gudar BEQIRAJ ka qënë për disa vite edhe Nënkryetar i Akademisë së Shkencave.Në vitin 2017 ai fitoj me votim të lirë përsëri postin e Kryetarit të Akademisë. Pas një debati me Qeverinë Profesor Gudari për ti hapur rrugëçbllokimit të saj bëri një gjest fisnik, që pak kush e bën sot në Shqipëri. Ai dha dorëheqjen si Kryetar i Zgjedhur i Akademisë së Shkencave te Presidenti i Republikës zoti Ilir META.

Në këto vite Profesor Gudari ka qënë edhe Drejtues i Projekteve Kombëtare Informatike të Komisionit Europian.

2017-2018 Drejtor i  Shkollës së Doktoratës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

2018 e deri në fund të jetës së tij 2020,  Rektor – Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

45 vjet pedagog i matematikës dhe i informatikës në Universitetet e Shqipërisë si dhe pedagog për sportin e peshëngritjes në Akademinë e Sporteve në vitet 80-të.

Gudar BEQIRAJsi sportist,bamirësdhesi patriot

Profesor Gudari njihet jo vetëm si shkencëtar me punime aplikative, por edhe si përkrahas  dhe mbështetës i sportit, si rallë kush. Aika qënë edhe mirëfilli një patriot shqiptar.Në vitin 1992 qëndroj vetëm një vit si pedagog i Matematikës dhe Punonjës Shkencor në Universitetin e “La Sapienza” të Romës dhe u kthye për ti shërbyer dhe kontribuar vendit të tij.Në Fontainebleau të Parisit, ai ka bërë të mundur, nëpërmjet punës së tij shkencore, pasi u shqua midis dhjetra studentëve nga vende të ndryshme të Europës, njohjen e Shqipërisë nga shumë shkencëtarë Francezë,Grekë, Algjerianë etj. Ai ju tregoj se shqiptarët nuk ishin njerëz kanibalë si ishte ideja e tyre, por ishin po aq shkencëtarë sa edhe vetë europianët.

Profesor Gudar BEQIRAJ ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e sportit të Peshëngritjes. Nëse sot ky sport ekziston dhe është në krye të sporteve shqiptare është pikërisht edhe puna e përkushtuar 53 vjeҫare e Profesor Gudarit. Rast i vetëm në botë që, një Profesor Matematike, një Akademik është prej 36 vitesh Arbitër Ndërkombëtar i Peshëngritjes.Nga të rrallët personalitete ndërkombëtare që është Dekoruar me Medalje të Artë nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

Profesor Gudar BEQIRAJ ka qënë edhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të peshëngritësve shqiptarë.Ai ka shkuar në Shtërmenj të Peqinit te shtëpia e Briken Cales, që çuditi botën.Ka mbrojtur interesat e sportistëve, dhe ka qënë një nga përkrahësit e Drejtuesve të këtij sporti.

1982- Arbitër i kategorisë së parë ndërkombëtare në peshëngritje.

1992-2000.President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

1996-2000. Zëvendës President i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

 

Gudar BEQIRAJ si humanist.

 

Profesor Gudar BEQIRAJka qënë humanist, pak njerëz e kanë ditur këtë.Ai ka qënë anëtar i disa shoqatave bamirëse.Ishte mik i Presidentit Alfred MOISIU.

1993-vazhdim. Presidenti i Fondacionit Humanitar “Sue Ryder Care” Albania.

2004-vazhdim. Anëtar i Bordit të Fondacionit Ndërkombëtar “Sue Ryder Care”.

2003-vazhdim.President i Hospisit të parë në Shqipëri për të sëmurët terminal të diagnostikuar me kancer.

 

Profesor Gudari për punën e tij është nderuar me tituj e medalje.

1991-Prezantimi i një studimi shkencor në Çekosllovaki, vlerësuar me medalje argjendi. Pribram, Çekosllovaki.

  1. Çmimi Personalitet i Vitit, akorduar nga Bashkia e Tiranës,
  2. Medalje e Artë për kontributin 50 vjeçar në sportin botëror të peshëngritjes, nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

2019 Medalje e Artë nga Presidenti Republikës Ilir Meta.

Profesor Gudar BEQIRAJme punën e tij, me përkushtimin e tij, do të mbetet një shembull frymëzimi, për studentët dhe pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë ku ai kontribuoi fillimisht si Drejtor i  Shkollës Doktorale, dhe në vitin 2018 si Rektor i Universitetit. I paharuar qoftë kujtimi i mikut dhe kolegut tonë, i Akademikut, Profesor Gudar BEQIRAJ.