Opozita/ Ja si SPAK shpëton Ilir Beqajn me urdhër nga lart edhe pse ai ka firmosur të gjitha shkresat e aferës së sterilizimit

33
Sigal

Ish-ministri i shëndetësisë ka firmosur të gjtha shkresat

Rasti i koncesionit të sterilizimit nuk është i vetmi rast kur SPAK sillet si vartës i qeverisë. Sterilizimi ka lënë pacientët pa ndërhyrje. Askush ende nuk i di kostot e larta, jo vetëm financiare, por më së shumti humane.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga një konferencë për mediat të martën nxori dokumenta në të cilat dukej se kishte firmosur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqajapër koncesionin e sterilizimit. Ajo tha se Edi Rama ka amnistuar për herë të dytë në katër muaj, Ilir Beqajn. “Katër muaj më parë gjykatësi i kërkoi SPAK të hetonte Ilir Beqajn, të cilin nuk e kishte përfshirë nën hetim. SPAK shpalli të shtunën e kaluar vendosjen e masave të sigurisë për Ilir Beqajn me akuzën për “shpërdorim detyre”. SPAK bëri hilen e dytë në katër muaj për hatër të Ramës dhe në favor të Beqaj duke e akuzuar ish-ministrin se nuk ka zbuluar konfliktin e interesit midis Rrapajt dhe Rjepajt” (ata kishin qenë shokë klase), si dhe nuk kishte evidentuar koston e shtuar”- tha fillimisht Vokshi. Pra, sipas SPAK, Rjepaj dhe Rrapaj ishin ata që do të duhet të deklaronin me shkrim lidhjet mes tyre, dhe me Ilir Beqajn, dhe po kështu duhet të përjashtonin veten nga procesi i PPP. Me këtë përpjestim të akuzës, Edi Rama, po e merr sërish në mbrojtje Ilir Beqajn.” – u tha gjatë deklaratës së saj. Më tej Vokshi shtoi se: “SPAK ka vendosur që të shpëtojë Ilir Beqajn pas urdhërit të Ramës, edhe pse sterilizimi ka lënë pacientët pa ndërhyrje. Askush ende nuk i di kostot e larta, jo vetëm financiare, por më së shumti humane. Sepse jeta e shqiptarëve nuk vlen për Edi Ramën. Rasti i koncesionit të sterilizimit nuk është i vetmi rast kur SPAK sillet si vartës i qeverisë. Deri tani SPAK-u nuk ka treguar integritetin e duhur në hetimet me politikanë dhe miq të afërm të Edi Ramës. Dhe ky është një lajm i keq për çdo shqiptar që pret të marrë fund pandëshkueshmëria e ministrave dhe e kryeministrit. Drejtësia nuk mund të bëhet e parcelizuar. Përpara ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë. Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirlliu, nuk mund dhe nuk duhet të jenë më të barabartë se vartësit e tyre, që kanë vjedhur dhe abuzuar me pushtetin. Se dalin këto të vërteta parlamenti është kthyer në një tirani, ku opozitës i mbyllet goja, ku ministrat refuzojnë të kthejnë përgjigje, pothuajse të gjitha kërkesave të opozitës për çështje të caktuara ku nuk lejohen komisionet hetimore antikorrupsion dhe nismat ligjore. Nuk ka tirani më të madhe për një vend, se ajo që vepron në mburojën e ligjit dhe në emër të drejtësisë! Deputetët e grupit parlamentar të PD janë të vendosur për të mos lejuar shkeljen e Kushtetutës dhe të të drejtave të opozitës në parlament! Janë të vendosur të bëjnë transparencë për çdo abuzim që kanë sjellë kosto të larta në shëndetin dhe jetën e qytetarëve.” – tha deputetja.