Pas 8 kutive në Durrës, KQZ do hapë edhe një në Shkodër

497
TIRANË – Komisioni Qendror Zgjedhor do të hapë këtë të martë një tjetër kuti të materialeve zgjedhore, kësaj radhe në Shkodër. Pas ankimit të PD, që kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qendrën e votimit 0092 në Pult të Shkodrës dhe pas debateve të gjata në KQZ për këtë çështje, kryetarja Lefterije Luzi dhe anëtari Hysen Osmanajn kërkuan që të hapet kutia përkatëse e materialeve zgjedhore.
Kryetarja Luzi e argumentoi qëndrimin e saj me faktin se duhej plotësuar panorama e provave të pretenduara nga demokratët për pavlefshmëri të procesit në këtë qendër votimi. PD iu drejtua KQZ me kërkesën për pavlefshmëri të procesit në këtë qendër votimi , pasi ditën e zgjedhjeve procesi I votimit është vonuar më shumë se 5 orë, ndërsa dy komisionerë janë shkarkuar në shkelje të ligjit po nga komisioni përkatës i qendrës së votimit.
Përfaqësuesi I PS në KQZ tha se nuk është shkelur kodi zgjedhor për zgjedhjet në këtë QV, pasi votimi nuk është bllokuar ë shumë se 5 orë. Pas debateve të shumta edhe në tryezën e KQZ, u vendos që të hapet kutia e materialeve zgjedhore për të vërtetuar pretendimet e palës paditës që është PD. Administrimi I zgjedhjeve nga komisisonerët në këtë QV u konsiderua i paprecedentë nga PD pasi rezulton se përveç shkeljeve të tjera janë gjetur më shumë fletë votimi se sa votues në këtë zonë.
Ndërsa sot pritet që ta hapen e numërohen edhe 8 kutitë e kontestuara nga Partia Demokratike. 
Sigal