‘Kuçedrat’ e ujit/ Qeveria do marrë 50 mln euro kredi për ujësjellësit

84
Sigal

Qeveria do të marrë 50 mln euro kredi nga kFË gjermane, në funksion të investimeve në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve. Marrëveshja e huasë ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërsa nëpërmjet saj do të financohen investime, që synojnë përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të përdorura urbane në bashkitë, që do të përfshihen në program.

Po ashtu, përmes këtyre investimeve synohet përmirësimi i treguesve të performancës së shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve, që do të përzgjidhen për t’u financuar. Në këtë kuadër, kfË do të vendosë në dispozicion edhe një grant prej 3 mln euro, për forcimin e kapaciteteve të shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve për bashkitë që do të përfshihen në program. Sipas relacionit që shoqëron marrëveshjen në Kuvend, planifikimi dhe specifikimi i investimeve do të realizohet nëpërmjet përditësimit dhe hartimit të studimeve të fizibilitetit, ku do të përcaktohen nevojat shumëvjeçare për investime, duke financuar më pas investimet më prioritare.

Nevoja për financime në sektorin e ujësjellës – kanalizime është e madhe, duke qenë se niveli i humbjeve në rrjet dhe i ujit pa të ardhura është tejet i lartë. Po ashtu, aktualisht orët mesatare të furnizimit me ujë regjistrohen në 16 orë/ditë, ndërsa një pjesë e madhe e terriortin nuk ka infrastrukturën e nevojshme të kanalizimeve. Ndërkaq, sipas dokumenteve zyrtare arritja e objektivëve për furnizim 24 orë me ujë dhe rrjet kanalizimesh deri në vitin 2030 kërkon një vlerë financimi prej rreth 162 mld lekë, 92% e të cilave janë kosto për investime. Hendeku financiar për këtë shifër rezulton në 10%, shuma tjetër pritet të sigurohet në një masë të madhe nga rritja e tarifave që pagujanë abonentët.