Nju Jork/Protestë para selisë së OKB-së kundër vizitës Vuçiç

84
Sigal

Ndërsa të hënën e 23 tetorit 2023, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të mbahet konferenca e dytë për situatën në Kosovë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara shqiptarët e Amerikës kanë njoftuar se do të mbajnë një protestë kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç në këtë mbledhje ku pritet që përfaqësuesja speciale dhe shefja e Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) Caroline Ziadeh të informojë mbi zhvillimet e fundit dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm. Kreu i Këshillit Koordinues së Diasporës Shqiptare në Amerikë Mark Gjonaj ka ftuar përfaqësuesit e organizatave të komunitetit shqiptaro-amerikan, për tu bërë gati për të mbajtur një demostratë në sheshin e demostratave të shqiptarëve Dag Hammarskjold Plaza (Park · E 47th St, betëeen 1t and 2t Avenue) pranë pallatit të Kombeve të Bashkuara kundër vizitës së ardhshme të Presidentit serb Aleksander Vuçiç në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që mbahet të hënën.