51-vjeçari dëmtohet në ‘Uzinën e Ferrokromit’ në Bradashesh, dërgohet në spital për trajtim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bradashesh, ku dyshohet se gjatë punës në uzinën e ferrokromit, shtetasi R. M., 51 vjeç, ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Pas aksidentit, ai është transportuar menjëherë në spital dhe aktualisht po merr kujdes mjekësor intensiv.

Sigal

Për momentin, mjekët janë angazhuar për trajtimin e tij dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet  janë duke kryer hetime për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij incidenti.