Kryetari i PD Sali Berisha tur në Strasburg, agjenda ‘kryeministrore’ e liderit të opozitës. Ja kë takon

Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha, do të zhvillojë gjatë ditës së hënë, 7 prill, një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

I shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi, anëtare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës, deputeti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së dhe Enri Ceno, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, lideri i opozitës do të zhvillojë takime të shumta.

NOA

Gjatë këtyre takimeve, Berisha do të prezantojë para drejtuesve të Asamblesë Parlamente të Këshillit të Europës, situatën reale të Shqipërisë, se si Edi Rama e ka bashkuar shtetin me partinë, krijimin e narko-shtetit të parë në Europë, dhe se si ai po i përdor burimet e shumta shtetërore për fushatën elektorale dhe manipulime, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Kryetari i PD, Sali Berisha do të prezantojë edhe programin e koalicionit opozitar, ‘Paketën e Dhembshurisë’, ‘Made in Albania’, lehtësimin nga taksat të cilat do të mundësojnë një Shqipëri me ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm, dhe jo një fabrikë të prodhimit të emigrantëve dhe një problem për Europën me narkotrafikun dhe pastrimin e parave.

Gjithashtu Berisha dhe delegacioni shqiptar do të prezantojnë para europarlamentarëve se si, Edi Rama dhe pushteti e kanë përdorur drejtësinë për të përndjekur politikisht opozitën dhe liderët e saj, me arrestime dhe procese gjyqësore.

Bashkëlidhur agjenda e takimeve në Strasburg:

10.00: Prezantimi në Grupin e EPP

11.30: Takim me Dora Bakoyanis, Kredu i Delegacionit grek në PACE

12.30 Drekë me Szolt Nemeth, Kreu i Grupit ECPA

13.45: Takim me z. Theodoros Rousopulos, President i PACE

15.00 Takim Bilateral me Grupin Italian

16.00: Takim Bilateral me Grupin Suedez

17.00: Takim me zvPresidentin e CPT, znj. Gunda Ëössner dhe z. Julien Attuil-Kayser, kryetari i CPTs Transversal Division

18.00: Prezantim në Grupin e ECPA