Ngushtohet rezultati në Durrës, PS shkon në 8 mandate

240
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar projeksioni paraprak të shpërndarjes së mandateve ku rezulton se në qarkun Durrës, PS ka marrë mandatin e tetë, ku është i pozicionuar kryetari i partisë, ndërsa PD 6. Në qarkun Durrës vijon numërimi i votave ku kanë mbetur edhe 87 kuti. Gara në këtë qark është e fortë, pasi LSI-ja aspiron një mandat të cilin ia merr PS-ja, që është edhe mandati numër 8, pozicion i cili ndodhet Edi Rama.