Nesho në SHBA, i pranishëm në takimin ku mori pjesë Anthony Blinken dhe Aleksandër Arvizu

117
Sigal

Me ftesë të Presidentit të Freedom House, Michael Abramowitz, zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, mori pjesë në takimin vjetor të dhënies së çmimeve nga kjo organizatë në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij evenimenti kryesor ku morën pjesë Sekretari i Shtetit Blinken, përfaqësues të lartë të  Departamentit të Shtetit, trupi diplomatik i vendeve të lira si Britanisë së Madhe, Australisë dhe shumë përfaqësues të vendeve të tjera me tregues të lartë të indeksit të demokracisë në botë, u dhanë mesazhe të forta për lirinë, demokracinë që duhet të ekzistojë dhe forcohet sot në botën perëndimore.

Gjatë aktivitetit, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, zhvilloi takime dhe bisedoi me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut,  Scott Busby, me presidentin e Institutit Republikan të ShBA-së, Daniel Twining, me ish-kongresmenin dhe drejtorin në qendrën Widrow Wilson, Hon. Mark R. Kennedy.

Po ashti i pranishëm ishte edhe ish ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu dhe shumë personalitete të botës diplomatike dhe politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nesho në SHBA, i pranishëm në takimin ku mori pjesë Anthony