Negociatat me BE ,Genc Pollo: Të plotësohen kushtet me përkushtim e ndershmëri

353
Sigal

Ish-ministri i Inovacionit Genc Pollo, ka reaguar pas vendimit nga Këshilli i Ministrave të BE-së, që të martën në mesditë të hapë dritën e jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Lajm i mirë nga Bashkimi Europian! Ministrat e shteteve antare vendosin të çelin në parim negociatat me Shqipërinë. Së afërmi ky vendim pritet të konfirmohet nga shefat e qeverive.
Faleminderit për besimin! Kushtet e vëna nga Gjermania e të tjerë duhen plotësuar me përkushtim e ndershmëri. Plotësimi i këtyre kushteve e nxjerr vendin nga kriza dhe mundëson fillimin praktik të negociatave”,-shkruan Genc Pollo në një reagim në rrjete sociale.