Spaho: Në mars Rama nuk dha asnjë lek për shqiptarët. Qeveria kreu 225 tendera luksi, pa garë

316
Sigal

Përmes një postimi në facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho shprehet se në muajin mars kryeministri Edi Rama nuk u dha asnjë lek shqiptarëve.

Spaho thotë se po në këtë muaj qeveria ka kryer 225 tendera, pa garë me vlerë 26.5 milionë euro.

Sipas tij, Rama ka para në buxhet për të paguar shqiptarët, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks.

Postimi i Spahos:

Në muajin mars, muaji i shpërthimit të epidemisë në Shqipëri, qeveria ka kryer 225 tendera. Ka shpenzuar 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime.

Edi Rama ka lekë në buxhet për të paguar çdo shqiptar të mbetur pa punë për shkak të epidemisë, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks.

Edi Rama ka lekë në buxhet për të financuar ekonominë qe të mos rrënohet, por ai ua jep klientëve të tij në tendera pa garë. Të dhënat në video i japin përgjigje pyetjes se kush është prioriteti i Edi Ramës: klientët apo shqiptarët.

Në muajin mars, muaji i shpërthimit të epidemisë në Shqipëri, qeveria ka kryer 225 tendera. Ka shpenzuar 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime. Edi Rama ka lekë në buxhet për të paguar çdo shqiptar të mbetur pa punë për shkak të epidemisë, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks. Edi Rama ka lekë në buxhet për të financuar ekonominë qe të mos rrënohet, por ai ua jep klietëve të tij në tendera pa garë. Të dhënat në video i japin përgjigje pyetjes se kush është prioriteti i Edi Ramës: klientët apo shqiptarët.👇

Gepostet von Edmond Spaho am Samstag, 4. April 2020