Nasip Naço: “Policia po ushtron dhunë ndaj simpatizantëve”

522
Sigal

Kandidati për deputet i LSI-së në Qarkun e Beratit, denoncon shoqërimin në polici të 6 përfaqësuesve në takim

Kandidati për deputet në Qarkun e Beratit, Nasip Naço në një deklaratë publike është shprehur për dhunën psikologjike dhe shoqërimet që bënë policia e Beratit simpatizantëve të së majtës së bashkuar. Naço në këtë konferencë është shprehur se, Policia e Shtetit duhet të zbatojë ligjin dhe jo të mbështes një parti duke luftuar një tjetër. “Polica sot ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj disa simpatizantëve të së majtës së bashkuar. Madje, ajo ka shoqëruar dhe gjashtë persona në polici. Kjo situatë tejet e rënduar në mbyllje të fushatës nuk është në nderin e kësaj policie, e cila po mbështet partinë në pushtet. Ne protestojmë përballë kësaj situate, e cila nuk duhej parë në mënyrë të tillë. Policia është e depolitizuar dhe është në mbështetje të ruajtjes së rendit dhe qetësisë për të gjitha forcat politike, që ato të mos kenë asnjë lloj problemi. Por policia sot në një takim ka ndërhyrë duke shoqëruar disa persona, të cilët i përkasin të majtës së bashkuar. Incidenti ka ndodhur në një takim që ka organizuar Partia Demokratike në lagjen “Barrikadë” të qytetit. Policia ka shoqëruar gjashtë persona, të cilët kanë qenë të së majtës së bashkuar dhe më shumë të LSI-së. Ata po zhvillonin një takim po në këtë lagje. Ndërsa tre ditë më parë persona ende të pa identifikuar nga policia rrahën një nga komisionerët e Parisë Socialiste në Komunën e Tërpanit dhe organet e policisë ende nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për ngjarjen”, tha Naço.