Nisja e vitit të ri akademik, Suela Dinellari: Pandemia i gjeti universitetet dhe shtetin shqiptar të papërgatitur

384
Sigal

Nga Suela Dinellari, Nënkryetare e LSI-së, Korçë

Fillimi i një viti te ri akademik është fillimi i një rrugëtimi të gjatë drejt dijes dhe profesionalizmit. Ju urojmë suksese për studentët e Universitetit “Fan S. Noli” Korcë dhe për të gjithë studentët e Shqiperisë.
Jashtë auditorëve, sistemi arsimor universitar edhe këtë vit nuk mund të shmangë problematikat e shumta që do të pasojnë. Pandemia i gjeti universitetet dhe shtetin shqiptar të papërgatitur… Me mesimin on-line, studentët që i atashohen sistemit për herë të parë, konfuze dhe të frikësuar për menyrën dhe rrugën që do të ndjekin lidhur me proçeset e mësimdhënies e të nxënit. Në kushtet e mungesës së infrastrukturës dhe varfërisë ekstreme për të siguruar mjetet e domosdoshme didaktike si kompjutera e laptopë; edhe studentët e viteve të ndërmjetme e kane humbur motivimin për tu bërë pjesë e aktiviteteve kroskurrikulare…
Nga ana tjetër numri i reduktuar i studentëve,si dhe mbyllja e degëve në universitet flet qartë për emigracionin e tyre në kufijtë e së frikshmes…
Stafi i pedagogëve do të përballet përseri me këtë mungesë të përgjegjësisë për të menaxhuar me menyrë adekuate e me sukses proçesin në vazhdimësi…
Dr. Suela Dinellari
Pedagoge e Shkencave Sociale në universitetin “Fan S. Noli” Korçë
LSI-Korçë.