Nard Ndoka i kujton Ramës: Ke dy mandate kryeministër dhe 3 mandati si kryebashkiak dhe akoma flet si kryetar OJF-je

547
Sigal

Dy mandate si Kryeministër, tre si Kryetar Bashkie dhe akoma vazhdon e flet si opozitar, apo më keq, akoma si drejtues OJF-je. Qeveria dhe vendi ka punë, por kërkon profesionist për ta drejtuar! Ka punë, por nuk ka specialistë; slogan qeveritar! E para, të ishte për specialist, do ishte edhe vetë KMR pa punë. E dyta, specialistët i krijon dhe orienton tregu, si rregullator efikas dhe qeveria me politikat e saj. Por çfarë politike ka ndërmarrë qeveria dhe KMR, për orientimin, mbështetjen, financimin dhe përgatitjen e specialistëve të rinj? KMR (Kryeministri Rama) ka zgjedhur të bëjë shakatorin, disfatistin dhe fallxhorin, duke i demoralizuar të rinjtë dhe këdo që ka nevojë jetësore për një punë çfarëdo qoftë ajo. Ka kompani që janë të orientuara në treg, që përgatisin specialistë të fushave të ndryshme, që i paraprijnë të ardhmes, por KMR promovon sloganin; “ka punë, por s’ka specialistë”! Zoti KMR, specialistë ka, dëshirë dhe nevojë për punë ka, por nuk ka politika nxitëse, orientuese dhe projekte afatgjatë e afatshkurtër nga qeveria aktuale dhe, për fatin e keq, as nga qeveria përpara kësaj. Ndaj, qeveria dhe vendi ka punë, por kërkon specialist për ta drejtuar!??