VIDEOT/ Nga shtrëngimi i duarve, te premtimet që bënë. Detajet e takimit historik Trump-Kim Jong

506
Sigal

Pas shtrengimit te duarve ne Singapor, u mbajt konferenca live mes dy presidenteve, atij te Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Kim Jong-un te Korese se Veriut.

Trump deklaroi se bisedimet për çarmatosjen e Gadishullit Korean nga armët bërthamore, do të jenë një “sukses i jashtëzakonshëm”.

Trump i bëri komentet pas një takimi, prej 45 minutash, me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Sentosa të Singaporit.

I pyetur nga gazetarët se si ndjehet për takimin e cilësuar si historik, Trump u përgjigj: “Vërtet shkëlqyeshëm”.

“Do të ketë diskutime të mëdha dhe mendoj në sukses të jashtëzakonshëm”, tha Trump.

Disa orë para takimit, Trump u shpreh më i matur në një postim në Twitter.

“Takimet midis stafit dhe përfaqësuesve po shkojnë mirë dhe shpejt. Por, në fund, kjo nuk ka rëndësi. Do të mësojmë së shpejti nëse do të ketë ose jo marrëveshje”, tha Trump.

Në fillim të takimit me Kimin, i cili filloi me shtrëngim duarsh, Trump tha: “Duke punuar së bashku, do ta zgjidhim këtë”.

Kim, nga ana e tij, tha se “nuk ka qenë e lehtë të arrihet këtu”.

“Në të kaluarën, praktikat e vjetra dhe paragjykimet punuan kundër nesh dhe vendosën shumë pengesa në rrugën tonë, por i mposhtëm të gjitha dhe ja ku jemi sot”, tha Kim, raporton Rel.

Dy liderët po i vazhdojnë bisedimet dypalëshe bashkë me stafin e tyre. Ky takim pritet të zgjasë disa orë dhe të përfshijë një drekë pune.

Është ky takimi i parë midis një presidenti amerikan dhe homologut të tij verikorean. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se takimi i parë nuk pritet të sjellë ndonjë arritje të madhe dhe shtoi se ai duhet të shërbejë si kornizë për “punën e vështirë që do të pasojë”.

Pompeo tha se Koreja e Veriut duhet të arrijë denuklearizim të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm dhe se sanksionet nuk do t’i hiqen derisa kjo të mos ndodhë.

1234567

U.S. President Donald Trump shakes hands with North Korea's leader Kim Jong Un before their bilateral meeting at the Capella Hotel on Sentosa island in Singapore June 12, 2018. REUTERS/Jonathan Ernst