Peru/ Tërmeti 7.1 ballë trondit tokën, jepet alarmi për cunami

417
Sigal

Shërbimi Gjeologjik Amerikan ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 7.1 ballë ka goditur Perunë jugore. Epiqendra e tërmetit ishte 16 milje në veri-verilindje të Azangaro në thellësinë 160 milje.Tërmeti goditi në orën 3:50 të mëngjesit.

Një paralajmërim që u lëshua nga Qëndra e Cunameve të Paqesorit tha se nuk kishte rrezik nga valët shkatërruese. Bazuar në të gjitha të dhënat, nuk pritet ndonjë cunami dhe nuk ka rrezik për Hawai-n.

Në fakt, autoritetet në Hawai, kishin dërguar një mesazh, i cili thoshte: “Ky është një mesazh i Mbrojtjes Civile për të enjten më 28 shkurt, në orën 11:15.”