Berisha: Bandat që sollën gaz helmues nga Serbia

528
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se gazi i lëshuar mbi protestuesit përdoret për grupet terroriste. Berisha: E ka sjellë banda e Gjolekë Malajt, një nga banditët e ’97-s. Ai ka bërë importin e gazit dhe ato janë gazra të sjella nga një grua. Dhe është gjithçka nëpër banda. Informacionin ma ka dërguar një specialist i ushtrisë së Kosovës, që është i njohur me armatimin e ushtrisë serbe të kohës së Millosheviçit. Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste. Unë mendoj dhe e paralajmëroj Edvinin, të ketë kujdes se populli i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë për të reaguar në të gjitha mënyrat.