Flet menaxheri i Sala: Ja kush është përgjegjës për vdekjen e tij

427
Sigal

Menaxheri i futbollit, Willie McKay, beson se Emiliano Sala ishte braktisur nga Cardiff City dhe ishte detyruar që ta organizonte vet udhëtimin me aeroplanin që ia mori jetën.

I biri i McKay, Mark, ishte menaxher i Nantws në marrëveshjes për transferimin e futbollistit, i cili vdiq për shkak të rrëzimit të aeroplanit, muajin e kaluar.

Willie McKay e kishte organizuar udhëtimin me aeroplan, që përfundoi me vdekje për 28-vjeçarin Sala, dhe për pilotin David Ibbotson, pasi aeroplani u rrëzua mbi Kanalin Anglez.

Cardiffi i ka mohuar akuzat dhe pretendimet që ata nuk kishin pranuar t’ia organizojnë udhëtimet Emiliano Salas, duke thënë se kishte qenë vet futbollisti ai që nuk pranoi të udhëtonte me aeroplan publik.

Trupi i Salas, i cili u transferua nga Nantesi në Cardiff më 19 janar, u gjet në rrënojat e aeroplanit të llojit Piper Malibu N26489, 13 ditë pasi aeroplani ishte zhdukur. Trupi i pilotit nuk është gjendur ende.