Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në Europë

194
Sigal

Të ngrihet komision hetimor, pasi kartelet e monopolit të naftës po u “pinë gjakun“ qytetarëve. Çmimi i naftës është gati 40% më i shtrenjtë, ndërsa rrogat janë 500% më të ulta se vendet e Europës. Shteti është bërë palë me mafien e “Arit të zi“, cilësia e naftës po shkatërrron automjetet ndërkohë që mbi 1 miliard euro naftë e nëntokës shqiptare çdo vitë ikën jashtë vendit

Konfindustria: Të ngrihet komision hetimor ,rritja e njëkohshme dhe e përsëritur tregon se ka kartele e monopol

Teksa çmimi i naftës, benzinës dhe gazit janë rritur kjo ka sjellë edhe shqetësim tek shumë ekspertë ekonomik. Përmes një deklarate Konfindustria kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar se çfarë ndodh në treg.

Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fundit në nivele historike e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolin e munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatore përgjegjëse. Kriza e cmimeve dhe cilësisë së karburanteve i bashkangjitet krizës së energjisë të vitit 2021, me pasoja të shkatërruese afatgjata për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptarë.

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se përplasjet e ashpra politike e kanë lënë të papërfaqësuar mbrojtjen e interesit publik edhe në cështje me rëndësi thelbësore, sikurse është edhe kriza e karburanteve dhe energjisë elektrike.

Konfindustria vlerëson, se krijimi i komisionit hetimor parlamentar bëhet domosdoshmëri nga dështimi i qartë dhe i vazhdueshëm i politikave ekzekutive dhe agjensive rregullatore në tregjet strategjike të karburanteve dhe energjisë elektrike, me tipare të qarta të pranisë së korrupsionit të nivelit më të larte të “kapjes së shtetit/state capture”.

Rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e cmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në tregun më të madh të vendit me mbi 10% të PBB dhe afër 1.5 miliard $ qarkullim vjetor. Ngjashëm paraqitet edhe tregu i energjisë elektrike dhe keqmenaxhimi i vazhdueshëm i KESH, që u shfaq skajshëm gjatë vitit 2021 dhe në vazhdim.
Shqipëria prej kohësh ka cmimet më të larta dhe cilësinë më të dobët në rajon dhe më gjerë të karburanteve. Në rast të mosndryshimit të politkave të deritashme shtetërore cmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej.