Gati projktligji që u heq asistencën 30 mijë personave, si presion për punësim skllavëror te oligarkët e vendit

289
Sigal

 

 

Pakësimi i fuqisë punëtore në bizneset që i shfrytëzojnë punonjësit me orë të gjata, pa ditë pushimi, pa raporte mjekësore e paga sa 10-15% e pagave që jepen në vendet e BE, ka vënë në lëvizje kryeministrin Rama, të bëjë ligj kërkesën e mikut peshkatar Gjergj Luca, për të hequr trajtimin social, si presion për t’i detyruar të punojnë te bizneset shfrytëzuese

Pas ligjit “Fusha” për kullat te Teatri, i anuluar prej presionit të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama ka nisur inskenimin e një ligji tjetër klientelist të quajtur “Luca”, në favor të mikut peshkatar Gjergj Luca dhe biznesmenëve klientë të tij.Nëse ju kujtohet, 1 vit më parë Gjergj Luca në gjendje “esëll”, publikoi në disa media e në rrjetet sociale, një thirrje drejtuar Edi Ramës si kryeministër, që t’u hiqte ndihmën ekonomike dhe asistencën qytetarëve të Lezhës, Elbasanit, Gramshit, Librazhdit e Prrenjasit.Këtë ide, Gjergj Luca e quajti mundësi punësimi të tyre te fabrikat e tij “Rozafa” në këto qytete, me logjikën se duke u hequr pagesën e papunësisë, do detyroheshin të shkonin në punë nga halli, ose do mbeten pa asnjë të ardhur financiare.Një muaj pas kësaj thirrjeje, provën e parë bëri kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, bashkë me Lisiena Matoshin, këshilltare e Bashkisë Elbasan dhe administratore e firmës “Rozafa Shpk”, duke hequr 70 familje nga skema e ndihmës ekonomike, me mendimin se do shkonin të kërkonin pune të fabrikat e Gjergj Lucës.

Por nuk shkoi asnjë, sepse e dinin që ishin paga lëmoshë, më të vogla se asistenca sociale e ndihma ekonomike  mujore që merr një familje; ishin pa sigurime shoqërore, pa të drejtë raporti mjekësor , por dhe punohej në mjedis kancerogjen prej mbetjeve e erës së rëndë.

Mirëpo në mbështetje të mikut të tij peshkatar, është vënë kryeministri Edi Rama, i cili ka aktivizuar “grupin e gatshëm” të deputetëve kukulla që i përdor për firmosje nismash ligjore.Tre ditë më parë, ata janë urdhëruar që brenda muajit shkurt 2022, të paraqesin në Komisionin për Punën e çështjet Sociale dhe në Komisionin e Ekonomi-Financës, një projekt-draft për ndryshimin e ligjit të ndihmës ekonomike. Ky draft, do hartohet sipas propozimit të Gjergj Lucës, për heqjen e ndihmës ekonomike, gjithë të papunëve të moshës 18-45 vjeç, si mundësi për të krijuar krahë pune skllevërish për fabrikat “Rozafa” dhe në biznese ndërtimi, bujqësi, fasoneri etj.

Me këtë draft ligjor, parashikohet heqje e ndihmës ekonomike për afro 30 mijë persona, nga 52 mijë të kësaj fashe moshore që trajtohen aktualisht, të cilët do kenë vetëm këto tre rrugë:

  1. Punësim te bizneset e llojit “Rozafa” të dallkaukut Gjergj Luca dhe “Alba Shoes” të mashtruesit Nikolin Lleshi, që japin sa 30%-50% e pagës minimale zyrtare.
  2. Do detyrohen të punojnë në të zezë më paga normale.
  3. Do detyrohen të largohen nga Shqipëria, ku do bëjnë të njëjtat punë si në Shqipëri, por me paga 8-10 herë më të larta se pagat që jepen nga bizneset në Shqipëri.

Sipas listës tatimore të pagave, rezulton se firma “Rozafa Shpk”, mbi 40% të punonjësve i paguan si skllevër me nga 3-5 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa të tjerët me pagë bruto 30 mijë lekë, sepse ka mburojë paprekshmërie mikun e tij kryeministër./Pamfleti