Qytetarët do të paguajnë një taksë të re vjetore për çdo metër katror të banesës

270
Sigal

Taksimi i pasurisë së paluajtëshme i projektuar në 2018-ën do të fillojë zbatimin në të gjitha bashkitë e vendit. Ish-kreu i Shoqatës së Bashkive sqaron ndryshimet e skemës, formulën për llogaritjen e taksës dhe sa do paguajë secili qytetar në bazë të sipërfaqes së shtëpisë, dyqanit, magazinave, zonës dhe qyteteve ku banon. Loja me rivlersimin, përjashtimi i hoteleve me 5 yje, pronave shtetërore dhe atyre të kultit

Ish-kryetari i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, në një intervistë sqaron ndryshimet e skemës, formulën që aplikohet për llogaritjen e taksës, si dhe kategoritë, që janë të përjashtuara

Skemë e re për taksën vjetore të shtëpisë. Ja sa do paguajnë qytetarët për çdo metër katrorë 

 

Me ndryshimet e bëra kjo taksë vjetore është 0.05 për qind të vlerës së shtëpisë. Mesatarisht, qytetarët sot paguajnë 400 lekë shtesë në muaj përmes faturës së ujit. Duhet thënë se kjo taksë siguron një portofol të mirë financiar në buxhetin e bashkive

Ja sa është vlera e kësaj takse: ka qenë e ulët, por me formulën e re të llogaritjes, taksa e banesës ka një peshë të lartë në shpenzime. Me ndryshimet e bëra kjo taksë është 0.05 për qind të vlerës së shtëpisë. Mesatarisht, qytetarët sot paguajnë 400 lekë shtesë në muaj përmes faturës së ujit. Ish-kryetari i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, në një intervistë sqaron ndryshimet e skemës, formulën që aplikohet për llogaritjen e taksës, si dhe kategoritë, që janë të përjashtuara.

Metodologjia e re e llogaritjes së taksës së banesës ka hyrë në fuqi prej 2018-ës, por është implementuar me vonesë nga bashkitë. Në çfarë pike ndodhemi aktualisht?

Po, në vitin 2018 u realizua një reformim i taksimit të pasurisë së paluajtshme, duke kaluar nga taksim i bazuar në sipërfaqe, në taksim bazuar në vlerë. Ky ishte një hap i mirë dhe i duhur në fakt, por edhe bashkëkohor. Por koha tregoi se nuk ishte dhe aq përfaqësues. Kjo solli që edhe me progresin e mirë këto vite sërish nuk u arritën pritshmëritë përsa i përket nivelit të rritjes të të ardhurave nga metodologjia e re në të 61 bashkitë e vendit. Duhet thënë se kjo taksë siguron një portofol të mirë financiar në buxhetin e bashkive nëse mblidhet sa duhet. Gjatë zbatimit të kësaj metodologjie dolën disa probleme, që dëshmuan se kishte nevojë për ndryshim të VKM-së 132/ 2018 me qëllim që të bëheshin përmirësimet e duhura në metodologji. Ndaj, aktualisht kemi një VKM të re që hyn në fuqi tani me vitin 2022. Çfarë të rejash sjell kjo VKM? Ky vendim që hyn në fuqi prej janarit të këtij viti përcakton rregulla dhe proceduara të nevojshme që të zbatohen me lehtësi nga bashkitë, qartësi mbi kuptimin e termave me qëllim që të shmangen keqkuptimet dhe abuzimet në zbatim të metodologjisë. Po ashtu, detajon hierarkinë e informacionit për t’u përdorur në përcaktimin e sipërfaqes në rastet kur ajo nuk dihet nga burime të tjera paraprakisht, rregulla për përcaktimin e njësive pronësore dhe nënkategoritë e ndryshme të pronave, si dhe referenca për ndërtesa që përdoren, që shfrytëzohen për banim në zona të ndryshme dhe bashki të ndryshme. Por ajo që nuk ndryshon është shkalla e taksimit. Ajo mbetet 0.05% e vlerës së pronës që përdoret për banim. Pra, sipërfaqja x çmimin për metër2 x 0.05, – kështu llogaritet taksa për ndërtesa për banim. Ndërsa kanë vlerë dhe koeficientet për kategoritë dhe nënkategoritë e tjera.

 

Janë të përjashtuar nga taksa, pronat e shtetit dhe bashkive, objektet e kultit, banesat sociale, ato të kulteve dhe fetare, hotelet me 4-5 yje.Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension special, në fshat dhe qytet, kur familja përbëhet vetëm nga kryefamiljari, ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.

A ka ende bashki të cilat aplikojnë tarifë fikse?

Ka pasur një progres, por jo në nivelet që priteshin nga kjo taksë. Bashkitë janë përpjekur të zbatojnë metodologjinë e re, edhe pse me mangësi në disa aspekte, p.sh. rregullat dhe procedurat jo të qarta, që edhe çojnë në taksim jo të drejtë, rregulla mbi prezumimin e sipërfaqes, kur mungojnë të dhëna, mungesa e Kadastrës fiskale, mungesa e kapaciteteve nga ana e bashkive, mungesa e përdorimit të teknologjisë, mungesa e bazës së të dhënave për përdoruesin apo pronarin etj.

Nuk ka ende një raport, por cilat janë pritshmëritë për vitin që lamë pas, kjo sa i takon nivelit të të ardhurave të arkëtuara?

Nuk ka një për vitin 2021 akoma. Por edhe me progresin dhe nivelin e rritjes së të ardhurave nga kjo taksë në 61 bashkitë e vendit, sërish kërkohet që të zgjerohet baza e taksueshme. Kjo kërkon shumë punë nga institucionet qendrore për të populluar me të dhëna mbi ndërtesat çdo bashki. Në kryeqytet gati dy vite më parë nisi një fushatë ndërgjegjësimi duke iu bërë thirrje qytetarëve që të vetëdeklarojnë të dhënat mbi banesën. Si llogaritet taksa për ata që nuk kanë aplikuar? Ajo ishte një fushatë e mirë, ajo duhet të vazhdojë edhe tani, që çdo subjekt fizik apo juridik, privat apo publike, të njihet me ndryshimet e reja nga VKM-ja e re, që fillon zbatimin këtë vit. Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë: a) 0.05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim; por ajo që nuk ndryshon është shkalla e taksimit, ajo mbetet 0.05% e vlerës se pronës që përdoret për banim, pra sipërfaqja x çmimin për metër katror x 0.05. Kështu llogaritet taksa për ndërtesa për banim. Pra, formula është kjo: vlera e ndërtesës (sipas çmimit referues) x shkalla e taksës (0.05%) = taksa vjetore për t’u paguar. Shembull nga Bashkia Tiranë. Një banor që ka një ndërtesë 100m2 në NjA1 në zonën 1 (zona “Ali Demi”), llogaritja e taksës së ndërtesës bëhet me këtë formulë. Çmimi referues për m2 në këtë zonë llogaritet 97,700 lekë. Vlera e ndërtesës 100m2 është l 9.770.000. Kjo do të shumëzohet me shkallën e taksës që është 0.05%. Rezultati që del është 4.885 lekë vlera vjetore për t’u paguar në bashki në bazë mujore në shumën 407.08 lekë.

Kush përjashtohet nga kjo taksë?

Janë dy kategori: ajo sociale dhe subjekte të tjera si më poshtë. Sipas ligjit 106/ 2017 të ndryshuar, neni 22, përcakton rastet e përjashtimit nga taksa mbi ndërtesat: ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension special, në fshat dhe qytet, kur familja përbëhet vetëm nga kryefamiljari, ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Janë të përjashtuar dhe pronat e shtetit dhe bashkive, objektet e kultit, banesat sociale, ato të kulteve dhe fetare, hotelet me 4-5 yje.

Nuk ndalet rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë

Çmimet e apartamenteve brenda unazës dhe në zonën rreth qendrës janë shtrenjtuar me të paktën 10-15% krahasuar me një vit më parë, sipas një vëzhgimi që “Monitor” ka bërë në kryeqytet. Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në zonën rreth unazës dhe qendrës, asnjë pallat që po ndërtohet i ri nuk ka çmime më të ulëta se 1500 euro/m2, nga 1300-1400 euro një vit më parë. Në zonën e ish-Bllokut, çmimet e apartamenteve në 2020-n varionin nga 2,500 deri në 2,700 euro për metër katror. Këtë vit, nga administratorët e zyrave të shitjes në objektet e reja, që po ndërtohen në këtë zonë, çmimet janë 3,000 euro për metër katror. Rritja e çmimeve, sipas zyrës së shitjeve, vjen për shkak të kostos së lartë të truallit që është paguar për pronarët. Në brendësi të zonës së Komunës së Parisit   është rrethuar një shesh i ri ndërtimi. Nga zyra e shitjes u tha se apartamentet do të shiten me çmim mbi 1,500 euro për metër katror. Në këtë zonë, vjet çmimi i apartamenteve varionte nga 1,300 deri në 1,400 euro për metër katror. Në ndërtimin e ri ku ishte i ngritur universiteti, çmimet e shitjes, sipas zyrës së shitjeve, do të jenë 1,700 euro për metër katror. Në 2020, çmimet e apartamenteve në këtë zonë ishin rreth 1,400-1450 euro metër katror. Këtë vit, çmime më të larta shitje ofrojnë edhe zonat rezidenciale të cilat kanë përfunduar punimet. Apartamentet në ndërtesat pranë liqenit artificial, këtë vit, sipas zyrës së shitjes janë me çmime 2,200 dhe 2,500 euro për metër katror, vetëm për apartamentet në katet e fundit të objektit nga 1,800 deri në 2,200 euro për metër katror që janë shitur në 2020-n. Tendenca është e njëjtë edhe për zonat larg qendrës. Në ndërtimin e sapo përfunduar në rrugën “Hoxha Tahsim”, në kufi me rrugën “Bardhyl”, sipas administratorit të shitjeve, çmimet e apartamenteve janë 1,400 euro për metër katror. Në këtë zonë, apartamentet në 2020 janë shitur nga 1,000 deri në 1,100 euro për metër katror. Kompleksi , që po ndërtohet para Spitalit të Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), sipas administratorit të shitjeve po shet apartamente me çmime 1,000 euro për metër katror, ndërkohë që apartamentet ekzistuese në këtë zonë në 2020 janë shitur me çmim 800 deri në 900 euro për metër katror. Në zonën “5 Maji”, një ndërtues pohoi se pas tre muajsh do të niste punimet për ndërtimet e një pallati të ri dhe çmimet e shitjes do të ishin 850 euro për metër katror. I njëjti subjekt tha se në pallatin e ndërtuar në të njëjtën zonë, apartamentet vjet i shiti me çmime 750 deri në 800 euro për metër katror. Kompania është duke ndërtuar një objekt të ri banimi në brendësi të zonës së “Myslym Shyrit”. Çmimet e apartamenteve të kompanisë “Edonil sh.p.k.” janë 1,800 euro për metër katror. Në këtë zonë, çmimet në ndërtimet e mëparshme në 2020 varionin 1,800 euro për metër katror për pallatet buzë rrugës dhe në brendësi të zonës nga 1,400 deri në 1,500 euro për metër katror.

Shtrenjtohet edhe periferia dhe apartamentet e vjetra

Në zonat periferike si Fresku, çmimet e shitjes së apartamenteve vjet ishin 600 euro për metër katror, ndërsa këtë vit janë rritur në 700 euro për metër katror. Në Kinostudio, vjet çmimet e apartamenteve në kompleksin e ri të sapopërfunduar përballë zyrave të ALEAT, apartamentet u shitën me 800 euro për metër katror. Këtë vit, në këtë zonë, apartamentet e reja të përfunduara në truallin ku ishte i ngritur ish-Hotel Molla po shiten me çmime 1,000 euro për metër katror. Nga zyra e shitjes u tha se çmimet janë më të larta se ato në objektet ekzistuese të zonës, për shkak të cilësisë së lartë të punimeve. Rritje të çmimeve ka pasur edhe në zonën e Kasharit nga 700 euro që ishin në 2020-n çmimet, këtë vit apartamentet po shiten 800 euro për metër katror. Për disa zona të qendrës të Tiranës, çmimet e apartamenteve në ndërtimet e reja po shiten 20-25% më shtrenjtë se apartamentet ekzistuese të ngritura në 2-3 vitet e fundit. Agjencitë imobiliare thonë se edhe për apartamentet e rishitura çmimet janë rritur 10 deri 15% më shumë se vjet. Në disa zona të periferisë së Tiranës, si “Porcelani” apo “Ali Demi”, nuk shiten më shtëpi banimi me çmime nën 900 euro për metër katror. Ndër zonat më të lira periferike afër kryeqytetit, me çmim shitje 700 euro për metër katror është zona e Freskut, për shkak të mungesës për t’u shtuar me ndërtime të reja. Ndërtuesit, në anën tjetër, pohojnë se këtë vit është shtuar kërkesa për blerje në fazën e hershme të ndërtimit në objekte me çmime të larta deri në 4,000 euro për metër katror, kryesisht kullat. Në të gjitha kullat që po ngrihen në kryeqytet, apartamentet po shiten me çmime nga 3,000 deri në 4,000 euro për metër katror.

Kullat 

Çmimet e apartamenteve në kullat e shitura në Tiranë shiten me çmime deri në 4,000 euro për metër katror. Në “Doëntoën One”, e ngritur në ish-zonën e parkut të fëmijëve “7 Xhuxhat”, sipas zyrës së shitjeve, çmimet variojnë nga 3,200 deri në 3,400 euro për metër katror. Në kullën prapa Presidencës, e njohur si “Ëest Residence”, apartamentet e banimit janë shitur me çmime nga 3,500 deri në 4,000 euro për metër katror në varësi të tipologjisë dhe pozicionit të apartamentit. Këto apartamente po blihen nga profesionistë, shtetas shqiptarë që jetojnë në emigracion, të cilët po i investojnë për ambiente të lëshuara me qira, po blihen për ambiente zyrash nga kompani të huaja”.

Rivlersimi me pasoja për qytetarët

Rivlersimi i banesave duke e përshtatur me çmimin e tregut pavarësisht se në dukje sikur po favorizon qytetarët në të vërtetë ai po mbushë arkën e shtetit për momentin, por do të shërbejë edhe si një PPP e fshehtë për bashkitë. Kjo pasi kur të fillojë pagesa e taksës së banesës, ato nuk do të bëhen me çmimin referues por me çmimin e rivlerësimit, i cili është edhe çmimi real dhe i dokumentuar me vullnetin e të dy palëve, hipotekës dhe qytetarit. Pra pas rivlersimit familjarët do paguajnë shumë herë më shumë, dhe jo 1 muaj, por sa të kenë jetë dhe të posedojnë këtë banesë.