Monika Kryemadhi në Berat: Vota për LSI do t’i jap fund këtij tranzicioni

193
Sigal

Të dashur miq, Ne për shkak edhe të kohës, edhe të pandemisë ditët i kemi shumë të kufizuara, sepse unë menjëherë pas këtij takimi këtu do të nisem për në Durrës, sepse edhe atje janë mbledhur miqtë tanë, ku jam e bindur që fitorja e LSI në Qarkun e Durrësit do të jetë e jashtëzakonshme. Ashtu siç morëm atë energji pozitive nga Vlora, nga Fieri, sot në Berat, pasdite në Durrës, nuk e kemi të mundur që të bëjmë takime edhe në Skrapar, por u çoj të gjithë skraparllinjve, gjithë Skraparit një puthje të madhe nga Berati, për të gjithë miqtë që i dua, që janë të jashtëzakonshëm dhe janë njerëzit të cilët më kanë dhënë dorën në çdo moment, edhe në ato më të vështirat.
Sot ne kemi shumë pak ditë në dispozicion deri më 25 prill. Si sot një jave një pjesë e juaja do të jeni komisionerë, një pjesë tjetër vëzhgues, një pjesë e juaja do të jeni duke nxitur njerëzit që të shkojnë të votojnë në kutitë e votimit.
Votoni numrin 6, sepse numri 6 është Lëvizja Socialiste për Integrim, është ajo forcë politike e cila e mban fjalën. Është ajo forcë politike e cila i qëndron angazhimeve të saj.
LSI është partia e të rinjve dhe e të rejave. Është partia e atyre vlerave, për të cilat sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë.
LSI-a është jeta juaj, është forca juaj, është energjia juaj, është burimi i frymëzimit për të rinjtë dhe të rejat, për familjet tona, për njerëzit tanë, për të gjithë shoqërinë shqiptare, sepse është garancia e demokracisë, është garancia e lirisë, jo vetëm asaj shpirtërore, pro edhe e lirisë dhe e zhvillimit të shoqërisë.
LSI-a është partia e vetme e cila mendon çdo ditë për të rinjtë dhe të rejat, për të ardhmen e këtij vendi, sepse më shumë se kurrë ne sot kemi nevojë për të punuar çdo moment, çdo sekondë, derë më derë, me çdo mik, familjar, shok që më 25 prill ti drejtohen kutive të votimit duke votuar numrin 6, duke votuar mundësinë për ti dhënë të rinjve dhe të rejave për një punë të mirëpaguar, për një arsim dhe shëndetësi cilësore.
Dhe mbi të gjitha dua t’ju them që vota për LSI-në është votë për veten tuaj, është votë për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij tranzicioni të kalbur. Për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij sistemi të kalbur, i cili duhet të zhduket përgjithmonë në mënyrë të tillë që Shqipëria të vazhdojë dhe të bëhet pjesë dinjitoze e Bashkimit Evropian, atë që kemi ëndërruar në vitet ’90.
Unë ju uroj gjithë të mirat e kësaj bote dhe ju lutem, mos ndaloni! Zoti ju ruajt ju, familjet tuaja. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë! Faleminderit!