Mehmetaj: Kemi një detyrim të madh nesër në qeverisje, për ti rikthyer Fierit shkëlqimin që meriton

159
Sigal

Drejtuesja politike e LSI-së në Fier, Kejdi Mehmetaj thotë se nesër në qeverisje, kanë një detyrim të madh për ti kthyer këtij qarku shkëlqimin që meriton.

”Mirënjohëse me zemër qytetarëve të Fierit, që sfiduan shiun dhe kohën e keqe, e na u bashkuan në këtë takim madhështor.

Ndaj secilit prej jush, ndaj secilit prej banorëve të Fierit ne kemi një detyrim të madh nesër në qeverisje, për ti rikthyer kësaj zone që e ka bekuar Zoti, shkëlqimin që meriton.

Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja e jashtëzakonshme e 25 prillit. Fitorja e të mirës ndaj të keqes. Fitorja për ta bërë Fierin shtëpinë tonë të përbashkët”,-shkruan Mehmetaj në facebook.