Milani s’gabon ndaj Genoas

189
Sigal

Milani ka shënuar fitore të ngushtë 2:1 ndaj Genoas në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Ante Rebic e kaloi fillimisht në epërsi Milanin me një gol të bukur në minutën e 13-të, kurse mysafirët barazuan në të 37-tën përmes Destros.

Scamacca shënoi autogol në minutën e 68-të për t’ia dhënë fitoren vendasve.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e dytë, tetë më pak se Interi dhe katër më shumë se Juventusi, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.