Surpriza pafund në listën zyrtare të Brazilit, ja lojtarët e zgjedhur nga Tite për të luajtur në Botëror

95
Sigal

Tite ka publikuar së fundmi listën e lojtarëve të cilët do të jenë prezent në Botërorin e Katarit, me shumë surpriza në të.

Emrat si Nejmar, Vinisius Zhunior, Kasemiro etj padyshim që janë prezent, por shikohen zgjedhje surprizë si ajo e Dani Alvesh, Aleks Sandro dhe gjithashtu futbollistë nga kampionati brazilian.

Brazili shihet si favorite kryesor për të ngritur trofeun sipas bookmakers-ave dhe kjo është ajo që Tite kërkon të bëjë, pasi më parë ka deklaruar se nuk do të drejtojë më Brazilin pas këtij Botërori.

PORTIERË:

Alison, Enderson, Ueverton.

MBROJTËS:

Dani Alvesh, Danilo, Aleks Sandro, Aleks Tejes, Bremer, Eder Militao, Markinios, Tiago Silva.

MESFUSHORË:

Gimaraesh, Kasemiro, Everton Ribeiro, Fabinjo, Fred, Lukas Paketa.

SULMUES:

Antoni, Gabriel Zhezus, Martineli, Nejmar, Pedro, Rafinja, Riçarlison, Rodrigo, Vinisius Zhunior.

Surpriza pafund në listën zyrtare të Brazilit, ja lojtarët e