Publikohen datat se kur zhvillohen ndeshjet e para dhe të dyta për fazën e eliminimit direkt në Champions League

103
Sigal

Tashmë është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për raundin me eliminimit direkt. Skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre,ndërsa disa prej tyre kanë patur fat jo të mirë.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich dhe atij francez PSG.

Milan do të përballen me Tottenham Hotspur, kurse kampionët në fuqi të Anglisë, Manchester City kishte fat në short pasi përballë do ta ketë skuadrën modeste, por jo për t’u neglizuar si ajo e RB Leipzig.

Interi do të takohet në këtë fazë me Porton, ndërsa Chelsea përballet me Borussia Dortmund. Napoli do të ndeshet me Eintracht Frankfurt, ndërsa Benfica me Club Brugge.

Ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve janë planifikuar të zhvillohen më 14-15 dhe 21-22 shkurt, ndërsa ato të kthimit një muaj më vonë, më 7-8 dhe 14-15 mars.