Monika Kryemadhi: LSI do të jetë surprizë jo vetëm në qarkun e Shkodrës por në të gjithë Shqipërinë

245
Sigal

Në vijim të takimit në Malësinë e Madhe, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se, LSI do të jetë surprizë jo vetëm në qarkun e Shkodrës por në të gjithë Shqipërinë.

“Ne pas takimit në Shkodër ecëm në pedonale dhe shikonim që njerëzit na përshëndesnin me dashuri. Edhe ata që mund të ishin pas dritareve të zyrave të shtetit na përshëndesnin me një fshehtësi por me nje dashuri të madhe për ne.”,- tha Kryemadhi gjatë takimit.

Pjesë nga takimi në Malësinë e Madhe:

Unë jam e bindur që në 25 prill, LSI do të jetë surprizë jo vetëm në qarkun e Shkodrës por në të gjithë Shqipërinë sepse shikoj frymën, shikoj angazhimin, shikoj entuziazmin, shikoj atë dëshirë të qytetarëve për të na takuar dhe për të na ndjekur. Ne pas takimit në Shkodër ecëm në pedonale dhe shikonim që njerëzit na përshëndesnin me dashuri. Edhe ata që mund të ishin pas dritareve të zyrave të shtetit na përshëndesnin me një fshehtësi por me nje dashuri të madhe për ne. Dhe për mua kjo është fitorja më e madhe. Kur njerëzit duan ndryshimin, kur njerëzit të përshëndesin, të shohin në sy dhe kuptojnë dhe besojnë se ti do ta sjellësh atë ndryshim. Dhe unë jam e bindur që ndryshimin do ta sjellin vajzat, do ta sjellë Mondi, Melisa, Somela, Linda, zyshë Lindita, avokate Jalldizi, Gon Cela e të gjithë me radhë. Pra të gjithë bashkarisht ne do të kemi forcën e ndryshimit jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë. Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja, shqiptarët kudo qe janë. Zoti na dhëntë forcë për ta cuar Shqipërinë përpara dhe për ta bërë atë vend që e kanë aspiruar stërgjyshërit tanë, prindërit tanë edhe ne. Dhe jam e bindur që me këtë rini të mrekullueshme me këta djem dhe vajza cdo gjë do te bëhet e mundur