Një sërë denoncimesh kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, nga punonjësit e PEI-t dhe komisionerët e përfshirë në procesin zgjedhor, të cilët, edhe pas një muaji nga dita e votimeve, nuk kanë marrë pagesat e premtuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ata shprehen të zhgënjyer nga vonesat dhe nga mungesa e një njoftimi zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me afatet e shpërblimeve. Sipas denoncimeve të ardhura nga disa qytete të vendit, përfshirë edhe Durrësin, as komisionerët, as vëzhguesit dhe as operatorët PEI nuk kanë marrë pagesat e premtuara për punën e tyre gjatë zgjedhjeve.
Punonjësit e PEI-t dhe Komisionerët theksojnë se kanë përmbushur të gjitha detyrat e caktuara dhe se fondet janë parashikuar që në fillim, por zvarritjet burokratike po i lënë pa shpërblimin e merituar.
Shumë prej tyre kanë pritur me durim për një muaj, por tashmë paralajmërojnë se nëse pagesat nuk kryhen së shpejti, do të ketë ankesa të tjera publike dhe institucionale. Ata kërkojnë transparencë, përgjegjësi dhe respekt për punën e bërë gjatë procesit zgjedhor.
DENONCIMET E MBËRRITURA NË JOQ ALBANIA:
Denoncimi 1: Përshëndetje e nderuar faqja më e madhe në Shqipëri! A mund ta bëni publik dhe pagesat që KQZ nuk ka dhënë akoma për punonjësit e PEI-t gjatë ditës së zgjedhjes. Përse duhet vonuar kaq shumë përse nuk japim një reagim apo njoftim se kur duhet të dalin pagesat per punonjësit e PEI-t. Respekte, Anonim!
Denoncimi 2: Ckemi si jeni As komisionerët e vëzhguesit që ishin në komision nuk i kan marë lekët akoma ne Durres Denoncimi
3: Përshëndetie JOQ Po bëjmë këtë postim publik pasi, edhe pse kemi pritur me durim, pagesa për punën tonë 12-orëshe si operator PEl për votat ende nuk eshtë kryer. Kemi dhënë maksimumin tonë, kemi permbushur çdo detyrë që na eshtë kerkuar, por për fat të keq, po perballemi me vonesa të pajustifikuara. Qarku Durres Po na than sot ose t premten mesazhi fundit dhe tek posta me than qe skan kaluar ende
Denoncimi 4: As leket e komisionereve nuk kane dal akoma. U bej nje muaj qe jane bere zgjedhjet
Denoncimi 5: Edhe operatoret PEI akoma nuk kane marre leket sipas kontrates se nenshkruar me KQZ. Fondet i kane por i vonojne pa kuptim!!! Kjo eshte e bukura se nuk ka nje afat. Por paraprakisht na eshte thene qe fondet zgjedhore jane parashikuar qe ne fillim,thjesht burokraci per ti zhbllokuar Ja te kaloj data 11 qershor qe behen 1 muaj nga zgjedhjet dhe do te merrni dhe ankesa te tjera per pagesat e operatoreve te pei,
Denoncimi 6: As ne komisionerve nuk na jane dhene leket. Po bejme nje muaj qe jane bere votimer
Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar dhe alokuar fonde të konsiderueshme për pagesat e punonjësve të përfshirë në administrimin e procesit zgjedhor, përfshirë komisionerët dhe personelin e përkohshëm.
Sipas të dhënave të publikuara, KQZ ka parashikuar një fond prej rreth 218.8 milionë lekësh për pagesat e strukturave që do të mbikëqyrin procesin e votimit dhe të numërimit.
Më konkretisht kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve rreth 65,000 lekë secili. Anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve rreth 60,000 lekë secili. Kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit rreth 4,000 lekë secili. Anëtarët dhe sekretarët e KQV-ve rreth 3,500 lekë secili.
E ndonëse fondet janë marrë nga KQZ, në xhepat e komisionervë dhe punonjësve të PEI që kanë qenë gjatë gjithë kohës në krye të detyrës nuk ka shkuar asnjë pagesë.






















