Basha: Me platformën e taksave të ulëta, do të akordojmë 500 mln euro në vit ‏për punësimin

537
Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetaret” kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarët dhe punonjës të rafinerisë së Ballshit të cilët kanë katër muaj pa u paguar. Tregtarët dhe punonjësit janë ankuar për varfërinë e madhe që ka pllakosur si rrjedhojë e papunësisë, taksave të larta, rënies së fuqisë blerëse. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se me platformën e saj të taksave të ulëta Partia Demokratike në qeveri do të akordojë 500 milion euro në vit për ekonominë dhe punësimin.

Shitëse: Sot 10 mijë lekë kam bërë xhiro, me të shënuara se kështu për të shitur jo. 5 mijë lekë, 10 mijë lekë…
Basha: I marrin me listë?
Shitësja: Shtetit i përgjigjemi, kasa ka me vite, tatimorët që po na vijnë po na gjejnë në rregull po puna është se ne s’kemi punë.
Shitëse: 100 lekë kam fituar sot, të vjetra, të vjetra, 100 leke të vjetra.
Shitëse: Ja kam bërë 10 mijë lekë, në ato 10 mijë lekë kam fituar 2 mijë lekë (jeton me qira). Ai fëmija im nesër vete në shkollë nuk ka 500 lekë, do bëhet hajdut, do bëhet kriminel, do bëhet vrasës. Nuk kam lekë ta çoj në shkolle, as në shkolle e as në punë.
Basha: Ne për ambulantet taksat do t’i heqim. Një lekë në vit do të jetë taksa për ambulantet sepse ju, siç e the dhe vetë, mezi nxirrni bukën e gojës.
Shitës: Të ketë revolucion në këtë vend se me këto taksa që ngrihen dita-ditës nuk kemi ku të vemi më.
Shitëse: Kemi dy muaj s’kemi shitur asgjë. Edhe pak lekë që ishte këtu në uzinë u bllokua fare. Të paktën 500 milion lekë xhironin nga uzina në Ballsh. Tani e bllokuan komplet.
Basha: Kanë katër muaj pa rroga?
Shitës: Po, po!
Shitëse: Shiko, kaq lekë kam bërë gjithsej (ca monedha). Burri pa punë, djali pa punë, unë vetë pa punë edhe hajde ushqehemi. Hajde paguaj atë (qiranë), paguaj shtetin.
Shitës: Jemi pa bukë ku do vemi, jam vetë i pesti me fëmijë në shkollë me të tëra. Ku do vete, ne ku do mbytemi?!
Basha: Në qoftë se qeveria të trajton si skllav, në qoftë se qeveria të merr me të padrejtë bukën e gojës, në qoftë se qeveria e një vendi pasurohet kur populli varfërohet çdo ditë, ka ardhur koha që ajo qeveri të largohet me hir ose me pahir.
Shitëse: Katër veta pa punë, fëmijët po rriten, djali është 18 vjeç, djali tjetër është 14 vjeç, jemi pa punë, burrin e kam pa punë, vetë jam pa punë. Vetëm me këtë, me çfare t’i laj taksat unë?!
Sigal