Miratohet fondi për procesin e Rindërtimit, ja çfarë parashikon vendimi i miratuar

377
Sigal

Qeveria ka vendosur të miratojë fondin prej rreth 7 miliardë lekësh për buxhetin e vitit 2020 i orientuar për procesin e rindërtimit.

Vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të Ministrave ndryshon në pikën 1 vendimin e marrë më 5 mars të këtij viti, ku fondi ishte rreth 8.7 miliardë.

Pjesa më e madhe e fondit do të menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa pjesa tjetër nga Bashkia e Tiranës.

Më poshtë dy vendimet:

Vendosi:

Pikat 1 dhe 2, të vendimit nr.202, datë 5.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 7 280 349 288 (shtatë miliardë e dyqind e tetëdhjetë milionë e treqind e dyzet e nëntë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, sipas projekteve model të miratuara.

Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, t’u kalojë njësive zbatuese, sipas detajimit të mëposhtëm:

  1. a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, në masën prej 5 440 470 210 (pesë miliardë e katërqind e dyzet milionë e katërqind e shtatëdhjetë mijë e dyqind e dhjetë) lekësh pa TVSH.
  2. b) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 1 839 879 078 (një miliardë e tetëqind e tridhjetë e nëntë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëdhjetë e tetë) lekësh pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i marrë më 15 prill 2020

Vendimi i marrë më 5 mars 2020