Për të gjithë studentët nga trojet, ja udhëzimet për studime në Shqipëri

402
Të gjithë ata kandidatë nga Kosova, Maqedonia, dhe nga troje të tjera shqiptare që duan të studiojnë në universitetet shqiptare të cilat janë më konkurs pranimi kanë afat edhe nesër për tu regjistruar pranë këtyre universiteteve. Bëhet fjalë për Universitetin e Arteve në Tiranë, Universitetin e Durrësit; të Shkodrës; Sporteve dhe disa degë të Universitetit të Elbasanit.

Udhëzimi
Ministria e Arsimit në një njoftim të fundit të saj bën të ditur për të gjithë kandidatët nga trojet, por edhe për kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh dhe program të dytë studimi, si dhe kandidatët e kategorive të veçanta, që dëshirojnë të aplikojnë në programe studimi që parashikojnë konkurs pranimi, se duhet të aplikojnë pranë universiteteve përkatëse për konkursin e pranimit si dhe të gjithë kandidatët e tjerë, konform udhëzimit përkatës të konkurseve, i cili është publikuar dhe në faqen ueb të Ministrisë së Arsimit. “Këta kandidatë aplikojnë më pas për programin përkatës të studimit me dokumentacionin përkatës konform udhëzimeve specifike për çdo kategori, që do të publikohen në vijim në faqen ueb të MAS. Sjellim në vëmendje se aplikimi për konkurset e pranimit bëhet pranë universitetit përkatës brenda datës 18.08.2015,” bën të ditur Ministria e Arsimit.
Datat e konkurseve
 Datat e konkursit të pranimit në këto institucione publike të arsimit të lartë, do të jenë sipas këtij kalendari: Universiteti i Arteve, Tiranë në periudhën: 26 – 29 gusht 2015; Universiteti i Sporteve të Tiranës në periudhën: 19 – 27 gusht 2015; Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër për programin e studimit: Edukim Fizik dhe Sporte 19 – 24 gusht 2015; Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për programin e studimit: Edukim Fizik dhe Sporte 19 – 24 gusht 2015; Universiteti “A. Moisiu” Durrës, për të gjitha programet e studimit të përcaktuara në pikën 1.5 të këtij udhëzimi: 19 – 21 gusht 2015 . Tarifat e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit në programet e mësipërme të studimit në institucionet e Publike të Arsimit të Lartë, do të jetë 5 000 (pesë mijë) lekë ose 36 euro.
Fituesit
Rezultatet e konkurseve të pranimit hidhen në portalin e Maturës Shtetërore online nga sekretaritë e fakulteteve sipas procedurave të udhëzimit teknik të dërguar nga AKP. Më pas ato dërgohen në MAS e në AKP, në formë shkresore dhe elektronike (në CD), brenda 3 ditëve nga përfundimi i tyre, dhe, gjithsesi, jo më vonë se data 29 gusht 2015. Për më shumë informacion çdo i interesuar mund të informohet edhe më gjerësisht në linçet e mëposhtme ku janë publikuar të plota udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.
Sigal