Aksident i rëndë në Shijak, humb jetën një person

490
Sigal

Mbrëmjen e sotme një 43-vjeçar ka humbur jetën në Kodër Shijak, pasi është aksidentuar për vdekje.

Sipas Policisë së Durrësit, 43-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një motorr ‘Yamaha’, në momentin kur ka humbur kontrollin dhe ëstë aksidentuar për vdekje.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 15.04.2020, rreth orës 21:10, në Shijak, shtetasi R.Sh., 43 vjeç, banues në lagjen Kodër, Shijak, duke drejtuar motorrin  tip ‘Yahama’, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.