Ministria e Mbrojtjes, thirrje qytetarëve: Qëndroni larg pemëve dhe objekteve të rrezikshme

537
Sigal

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë apel qytetarëve që qëndrojnë larg pemëve, pallateve dhe objekteve të rrezikshme, për shkak të erës së fortë që fryn në vend.

“Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë,  mund  të bëhen shkak për aksidente”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkohë, ministria raporton se Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.  Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme.