Kryemadhi takim me banore te kombinatit: jNuk e tjetërson dot pronën tuaj as Erion Veliaj, as njeri

263
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi takim me banore te kombinatit. Kryemadhi me banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti

Unë nuk mund të flas dot për zonën e Shijakut, Maminasit apo zonën atje sepse nuk e di tamam, por zonën e kësaj lagjes këtu unë e di shumë mirë se që kur kam qenë deputete në 2001 në Kombinat, e di sesi është kjo. Historia dhe lidhja shpirtërorë e njerëzve, janë ata që kanë ndërtuar Kombinatin tekstil, prandaj edhe quhet Kombinat. Këta e kanë ndërtuar Kombinatin, kanë mbjellë çdo pemë, çdo lule, çdo gjë. Kanë lindur, janë rritur dhe në njëfarë mënyre kanë krijuar të gjithë networkun dhe ne dhe në atë kohe, kur ishte Rama kryetar bashkie, ramë dakord edhe me banorët edhe me ndërtuesit, për të rindërtuar pallatet dhe për të pasur një përfshirje, edhe për ata që ishin kate të para, edhe për katet e dyta, dhe për ata që ishin 2-3 kurora. Pra për të krijuar një zgjerim edhe të përfshirjes në apartamente të tyre. Edhe ata që ishin në kate të para, që tashmë paguajnë taksa si të jenë dyqane, paguajnë energjinë elektrike si biznes, taksat e pronës i paguajnë si biznes, taksat e bashkisë.
Ne në atë kohë ramë dakord, edhe banorët ranë dakord për ta bërë këtë gjë, por mesa duket ëndrra e 2002 i doli në 2019, por me Zotin para unë jam e bindur që ai nuk ka për ta realizuar këtë gjë. Ka një gjë, sado ne të mundohemi të bëjmë politikë të madhe, nuk bëhet politikë me hallet dhe me fukarallëkun e njerëzve, as me problemin dhe aq më shumë me strehën, që nuk ia ka dhënë politika njerëzve, sidomos në këtë zonë. Dhe ajo që unë dua të them, të paktën jo vetëm garancia ime personale, por e të gjithë njerëzve tanë që kanë mundësi, gjënë e parë që do bëjmë është të shikojmë nga ana ligjore dhe për ta dokumentuar. Vërtetë ne nuk kemi një sistem drejtësie, sepse po të shkojmë në Gjykatë, ato kanë hallin e Vettingut, e të japi një vendim që ti nuk e tjetërson dot pronën këtu, se ju keni hipotekat këtu. Ju nuk keni as hipotekën e Sali Berishës, as të Edi Ramës, as të Fatos Nanos, as të Ilir Metës. Ju keni këtu hipotekën e viteve kur është ndërtuar Kombinati. Kështu që nuk e tjetërson dot pronën tuaj as Erion Veliaj, as njeri.