Ministri Mazniku: Pret kreun e delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato: Fuqizmi i pushtetit vendor me rëndësi të veçantë

29
Sigal

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në një takim me kreun e Delegacionit të BE në Tiranë u shpreh se plani i Ministrisë së Pushtetit Lokal për të fuqizuar pushtetin vendor në Shqipëri do të nxitet edhe nga mbështetja e shumë aktorëve. “Do të rrisim kapacitetet e bashkive me fokus në përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të qenë konkurruese në përfitimin e fondeve të Bashkimit Europian”, tha përmes një reagimi ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku. Ndërsa nga pala tjetër kreu i delegacionit të BE vlerësoi faktin se sipas tij bashkitë luajnë rol vendimtar në procesin e integrimit në BE, pasi rreth 70 % e zbatimit të acquis në Shqipëri  do të ndodhë në nivel lokal.