Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi , takohet në Athinë me homologët e vendeve anëtare të procesit të Evropës Juglindore

161
Sigal

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka qenë i pranishëm në takimin e Ministrave të Brendshëm, i cili është një ndër forumet e rëndësishëm  politike për Procesin e Bashk ëpunimit të Evropës Juglindore.

Ambasadorja shqiptare ka bërë me dije këtë oragnizim të rëndëshëm ku përfaqëson Shqipërinë.Luela Hajdaraga thekson: “Athinë – Në takimin e Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili mbetet një forum i rëndësishëm politik në hapësirën ku shtrihen shtetet tona. Shqipëria ka një rol aktiv për promovimin e dialogut politik dhe rritjes së bashkëpunimit për të garantuar fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin pa të cilat kurrsesi nuk mund të ketë progres. Të bashkuar në diversitet siç është vetë Evropa e vlerave dhe demokracisë, të bashkuar edhe në betejën me krimin e organizuar, emigracionin e paligjshëm, terrorizmin dhe çdo formë tjetër paligjshmërie që cënon sigurinë dhe stabilitetin tonë”.