Dr Zekri Palushi: Në pritje të 22 Majit

199
Sigal

Sali Berisha,  një etalon i artë, për të gjithë ata që aspirojnë të marrin drejtimin e PDSH, në të ardhmen

Dr Zekri Palushi (MD)
Ish këshilltar i kryeministrit AleksandërMeksi 

 Në të vërtetë baza ishte e bashkuar, dhe këtë bashkim e treguan edhe Foltoret, Kuvendi i 11 Dhjetorit, zgjedhjet lokale të 6 Marsit dhe  se argumenteve anti demokratike, të këtyre deputetëve u ka ardhur fundi. Gjithëkush tashmë e kupton se ata janë në kërkim të “blerjes së një kohe” që ju duhet patjetër

 

 Nuk e di se sa vëmendje po i kushton populli ynë në përgjithësi, (dhe demokratët në veçanti), ngjarjeve të pas Kuvendit Kombëtar të PD,  së, ku akoma, shumë nga deputetët “e pa vendosur”, apo tashmë, të pozicionuar në anën e Bashës “së ikur”, me lutjen “bane Zot andërr”, kanë mbledhur të gjitha forcat, për t’ju kundërvu këtij Kuvendi, (aq mirë të organizuar), që tashmë s’ka asnjë dyshim se përfaqëson bazën, dhe vetëm bazën e PDSH së.

Në të vërtetë, dhe praktikisht, baza ishte e bashkuar, dhe këtë bashkim e treguan edhe Foltoret, Kuvendi i 11 Dhjetorit, zgjedhjet locale të 6 Marsit,  por Kuvendi Kombëtar i “Rithemelimit”, dhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PDSHsë, i vuri vulën zyrtare këtij bashkimi, krejt të pa dëshirueshëm për deputetët anti demokrat, që në emër të “pro Amerikanizmit”,  dhe për interesat e tyre, vazhdojnë të favorizojnë termin “përçarje”.

Sigurisht që për këta deputetë,  “përqarja e demokratëve” do ta vazhdojë të propagandohet papushim, për aq kohë sa padronët e tyre, (“të dukshëm dhe të padukshëm”), të kenë arritur qëllimet e tyre të caktuaar. Sigurisht që në atë kohë, këta deputetë, mund të marrin edhe shpërblimet e premtuara.

Unë mendoj se argumenteve anti demokratike, dhe krejt qesharakë, të këtyre deputetëve u ka ardhur fundi. Gjithëkush tashmë e kupton se ata janë në kërkim të “blerjes së një kohe” që ju duhet patjetër.

Zoti Agron Gjekmarkaj,  në një takim me Vatërjanët e Amerikës, (që në rrealitet përfaqësojnë të gjithë diasporën shqiptare), besoj se mori një mesazh tepër të qartë, si për vehte, ashtu dhe për shokët e tij,  që prej kohësh,  “në emër të DASH”, dhe “pro Amerikanizmit,  vazhdojnë t’i shkaktojnë kombit tonë dhimbje të mëdha, poshtërim të thellë, dhe një destabilitet të rrezikshëm,  që gjithkuj tjetër mund t’i interesonte, por kurrësesi kombit shqiptar, dhe atij amerikan.

Të njejtën gjë,  (me një respekt të veçantë), do t’ju sygjeroja të bënin edhe ata seksione, apo grup seksionesh të PD së, që të kërkojnë mbledhje urgjente me deputetët e tyre përfaqësues, ku t’ju kërkojnë atyre prononcimin e hapur: ‘pro’ ose ‘kundra’ shumicës së demokratëve.

Nëse ata do të vazhdojnë me pallavrat e tyre,  atëherë, unë ju sygjeroj demokratëve që të gjejnë “ngushëllim” në thënje popullore: “Ma mirë djepi thatë, se dreqi n’të.”

Të dashur bashkatdhetarë,  një gjë po ju siguroj,  Amerikën e duam të gjithë, dhe s’e besoj se sot mund të gjëndet një anti Amerikan Shqiptar,  (me përjashtim të komunistëve)! Por kjo s’do të thotë se Amerika s’bën gabime, dhe nëse bën gabime,  Amerika s’duhet të kritikohet. Në fund të fundit, “ai që të don, edhe të kritikon”.
Po kështu, shqiptarët duhet të kuptojnë se lidhjet, dhe favorizimet politike të Amerikës, zhvillohen sipas partisë në fuqi,  pra, ne s’duhet të dëshpërohemi nëse Partia Demokratike Amerikane, (e majtë), në pushtet, favorizon PS në e Shqipërisë, (po kështu e majtë).

Është një fatkeqësi e madhe,  (jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë botën),   që në këtë periudhë,  Partia Demokratike Amerikane ka mjaft probleme.

Për të mirë, apo për të keq, “humbja” e presidentit Trump, solli në sipërfaqe, dhe ekspozoi një korrupsion tepër të thellë, dhe shumë dimensional, në të gjitha shtresat e kësaj partie, prandaj edhe unë, dhe të gjithë ata që ndjekin me vëmendje politikën e SHBA, përfshi miliona qytetarë amerikanë, bashkohen me mendimet e Evi Kokolarit, që megjithëse nënshtetase Amerikane, për hir të së vërtetës, guxon ta tregojë atë. Kjo duhet të inkurajojë edhe deputetët, politikanët, gazetarët, dhe analistët tanë, që në të mirë të demokracisë, dhe të kombit tonë, të braktisin servilizmin e theksuar që i ka kapur.

Shpejt do të vijë koha që “Pro Amerikanizmi” i tyre, nuk do të vlerësohet nga kërkush. As nga populli ynë, e aq më pak nga DASH.

Pra, le të kthehemi të gjithë,  tek Sali Berisha,  si për ta mbështetur atë, ashtu dhe për t’i dhënë atij mundësi, që të na tregojë praktikisht se është serioz në mbajtjen e fjalës, për një vizion të ri, dhe shpresa të reja, që na ka premtuar nëpërmjet foltoreve.
Të na tregojë praktikisht se Partia Demokratike, do të jetë një shesh i hapur,  diversiteti mendimesh, për të gjithë antarët e saj, siç kjo u konfirmua edhe nga Kuvendi Kombëtar i PDSH së.
Kjo duhet të jetë mjaft tërheqëse edhe për deputetët shfrytëzues të “pro Amerikanizmit”.

Nëse ata vërtetë janë të interesuar në “diversitetin e mendimit,” (që tani për tani, po e zhvillojnë, jo si pjesëmarrës aktiv në PD, por si biseda kafenesh, ndërkohë që ndëgjojnë  edhe “Zërin e ‘DASH’ në Tiranë)”, të kthehen tek shumica,  pra tek sheshi i Diversitetit të Mendimeve, që ekziston vetëm në partitë e krahut të djathtë, konservatore.

Shprehja e një gazetari, (Plarent Ndreca), “Nëse s’bëjmë siç thotë Amerika, PD ja s’merr asnjë votë”, flet shumë, në diskreditim të votës së lirë të shqipëtarëve! Aludimi i tij, i deputetëve “pro Amerikan,” dhe shumë analistëve të tjerë se:  Amerika vendos fituesin, duhet të denoncohet nga të gjithë ata që besojnë në vlerat e demokracisë,  përfshi edhe vetë Ambasadën Amerikane,  në Tiranë.

Duke përfunduar do të thoja se deputetët brava dashës, s’janë gjë tjetër, veçse “demokrat” besë thyer, me një misjon të veçantë, që filloi me bunkerizimin e paprecedent të selisë së PDSH së, sabotimin e zgjedhjeve lokale të 6 marsit,  (ku, po të mos ishin deputetët e tipit Ferdinand Xhaferri,…), pa dyshim që PD ja do të fitonte të gjithë bashkitë, pa përjashtim.
Tani, ata po punojnë, dhe bashkëpunojnë edhe me dreqin, për të sabotuar përfundimet e suksesshme të Kuvendit Kombëtar të PD së, ndërkohë që objektivi kryesorë i tyre mbetet sabotimi i zgjedhjes së Sali Berishës si kryetar i PDSH së në zgjedhjet e 22 Majit.
Ata ende mbajnë shpresë se me eleminimin e Sali Berishës, mund të shkrijnë edhe Simbolin Kombëtar të fitores kundra komunizmit, dhe opozitën e vërtetë shqiptare,  PDSH në origjinale.

Kërkesat e vazhdueshme të Enkelejd Alibeajt, me të gjithë deputetët e tij, kundra kandidimit të Berishës, i klasifikon ata si persona, dhe politikanë aspak seriozë.
Ata vet ekspozohen si individë me vlera anti demokratike, të paaftë, të paburrni, të paguximshëm, dhe konkurues të pandershëm,  pra, shënja të qarta, që flasin për një mungesë të theksuar të integritetit njerëzor.

Nëse në vlerat njerëzore të politikanëve tanë, do të bënte pjesë integriteti,  atëhere Shqipëria do të ishte një vend ndryshe, dhe shumë më i mirë,  çfarë do ta linte Sali Berishën në qetësinë, dhe rehatinë e ambientit të tij familjar.

Besoj se janë pikërisht këta politikanë të paintegritet, që ngacmuan vlerat patriotike të Sali Berishës, për t’u përballuar me këta individë servil, që mbi interesin kombëtar, venë interesat e tyre vetjake.

Fatmirësisht, rikthimi i Berishës në skenën politike aktive, jo vetëm që ka ndryshuar thellësisht vlerat opozitare të PD, me objektiv kryesorë, përmbysjen e shpejtë të narko shtetit, por, ndër të tjera, ka ekspozuar edhe impotencën e theksuar intelektuale të shumë politikanëve, përfshi edhe deputetët Basha Alibeaj.

Në të njejtën kohë,  rrefuzimi për të konkuruar me votën e lirë, kundra Berishës, i bën këta elementë intelektualisht të falimentuar, ndërkohë që Berisha, dashje pa dashje, bëhet një ‘etalion i artë’, për përcaktimin e aftësive intelektuale, politike, patriotizmin, dhe vlerave të tjera njerëzore, për të gjithë ata individë, që në të ardhmen aspirojnë për postin e kryetarit të PDSH së.

Të dashur bashkëdemokratë, po e mbyll këtë shkrim me një thënje të Mark Twain: “E vërteta shkakton dhimbje, ndërsa heshtja të vret”.