Gjosha shigjeton Soreca-n: Qëndrimet e tij, të ndryshme nga të BE-së!

240
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cilësoi si një vendim aspak surpirzë qëndrimin e Holandës kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë, gjatë një intervistë në SYRI TV dhënë për moderatoren Juli Krisafi. Sipas saj, Tirana zyrtare nuk i ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE për çeljen e negociatave, ndërsa ka rezervuar edhe një kritikë për qëndrimit tejet optimist të abasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Për Kladja Gjoshën: vendimi i Hollandës nuk është aspak një suprizë pasi Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet, sic është Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Reforma Zgjedhore. Plus u shkua më tej për çështjen e ligjit të medias, tha ajo.

“Ajo që më ka bërë vaki është sesi ka një mospërputhje të asaj që thotë Komisioni dhe Soreca në Tiranë. Zoti Soreca thotë se puna e qeverisë në përmbushjen e kushteteve është optimiste, ndërsa nga Brukseli nuk është i njëjti përceptim”.

Për ish-ministren e Integrimit, qëndrimi i Holandës mund të sjellë të tjera qëndrime negative ndaj çeljes së negociatave BE-Shqipëri.

“Patjetër që mund të kemi një reaksion zinxhir “Jo-sh:” të shteteve të tjera. Faktet e Holandës do të pasqyrohen edhe në raportin përfundimtar. Nuk mund të flasim për vende specifike, por përtej Holandës me shumë gjasë do të kemi një vendim unanim të Këshillit që nuk do ti mundësojë Shqipërisë celjen e negociatave”-deklaroi Gjosha gjatë intervistës në SYRI TV

Për ish-deputeten e LSI-së nuk ka asnjë dyshim që vendimarrja e BE-së e ka ndarë njëherë e mirë Shqipërinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria është ndarë në disa takime të këshillit nga Maqedonia e Veriut. Shkupit i është dhënë një datë zyrtare, ndërsa Shqipërisë i janë shtuar kushtet dhe tashmë ato janë 15. Janë kushtet që praktitkisht kërkojnë largimin e qeverisë aktuale që nuk përmbush asnjë kusht. Me RMV na ndan keqqeverisja. Qeveria nuk është e interesuar të çelë negociatat pasi kështu ajo ruan pushtetin e vet dhe këtë vendimarrje ajo nuk do t’i duhet ta ndajë me Europën. Vendimmarrja e njëanshme e qeverisë nuk mund të mos pasqyrohet në vendimmarrjen e BE-së”-shtoi Gjosha.