Genc Pollo: PD ka kryetar Berishën, sulmi gjyqësor i orkestruar politikisht

31
Sigal

Ish-ministri Genc Pollo tha të premten se përçarja në Partinë Demokratike ka filluar para 2 vitesh dhe ka një vit që është përmbyllur dhe ka një kryetar të zgjedhur që është Sali Berisha. Ai shtoi se qëndron si fakt që Partia Demokratike e madhe, sikurse e quajti ai, gjen të mohuar identitetin e saj ligjor, si vula, sigla dhe aksesin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Genc Pollo tha të premten në një dalje televizive se kryetari i opozitës është nënë një sulm gjyqësor që është i orkestruar. “Përçarja në Partia Demokratike ka filluar para 2 vitesh dhe ka një vit që është përmbyllur dhe kemi një kryetar të zgjedhur që është Sali Berisha. Kemi një grup minoren që është Basha. Nuk ka përçarja në Partia Demokratike, sepse është e tejkaluar. Qëndron që Partia Demokratike e madhe gjen të mohuar identitetin e saj ligjor, si vula, sigla dhe aksesin në KQZ. Duke qenë se është me përfaqësim më të madh parlamentar i mohohet e drejta për të marrë pjesë në reformën zgjedhore. Kryetari i opozitës është nënë një sulm gjyqësor që është i orkestruar. Sa kam lexuar akt akuzën nuk ka një vepër penale që bëhet fjalë. Derisa të merret si i pandehur duhet të rrijë në shtëpi dhe duhet shkelur kushtetuta për këtë gjë. Duan që tani të mos komunikojë as me telefon dhe Facebook dhe kjo ndodh në një vend që është anëtar i NATO-s dhe që kërkon të bëhet pjesë e BE-së”, -tha Genc Pollo.