Takimi me ambasadorët, Rama: Takimi për sfidën e parandalimit të kanabisit

489
Sigal

Kryeministri
Rama është ka zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj të akredituar në
Tiranë. Sipas burimeve, mësohet se temë ë diskutimeve është çështja e
kultivimit të drogës. Mes të pranishmëve pritet të flitet edhe për reformat e
marra nga qeveria Rama.

Në një status në rrjetet sociale, Rama ka shkruar: “Takim
i dobishëm me miq, partnerë, përfaqësues të huaj në vend, për suksesin e
represionit policor dhe sfidën e parandalimit të kanabisit!”.

Përveç kryeministrit, në takim ishin edhe dy ministra të
kabinetit të tij, ai i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri dhe ai i Drejtësisë
Ylli Manjani.