Pronarët e shpronsuar nga shteti do  kompesohen me prona shtetërore

Vendimi i ri i miratuar nga qeveria i hapë rrugë shpërblimeve në natyrë me prona shtetërore që u përkasin të gjithë shqiptarëve. Shpërblimi në natyrë me pronat në bregdet, me banesa strehimi, pëlqimi individual dhe kolektiv i bashkpronarëve dhe si do veprohet për ata që përfitojnë vlera të larta financiare.

Pronarët e shpronësuar nga shteti për ndërtimin e veprave publike nuk do të kompesohen më vetëm në para, por edhe në natyrë me prona shtetërore. Qeveria ka miruatuar një vendim, i cili i hap rrugë shpërblimeve në natyrë për shpronësimet, që bëhen për interes publik.

Sigal

“Shpërblimi në natyrë i shpronësimeve për interes publik realizohet duke garantuar transparencën, barazinë e shtetasve dhe mbrojtjen e interesave dhe të të drejtave të tyre pasurore,”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Sipas draftit, pronarët e prekur nga shpronësimi do të kompesohet përmes një pronë shtetërore në vend tjetër.

“Në çdo rast, shpërblimi në natyrë realizohet vetëm pasi merret pëlqimi i subjektit, që shpronësohet. Pëlqimi i subjektit që shpronësohet për të marrë shpërblimin në natyrë duhet të jetë unanim i të gjithë bashkëpronarëve, e konfirmuar nëpërmjet një akti noterial të nënshkruar nga të gjithë bashkëpronarët,” -përckatohet në vendim.

Qeveria thotë se shpërblimi në natyrë do të kryhet në rastet kur vlera financiare është më e madhe se vlera e fondit buxhetor të shpronësimeve, por edhe në rastet kur pronarët e pronës, që shpronësohet kanë nevojë strehimi dhe nuk kanë njësi banimi tjetër në pronësi.

Megjithatë, sipas vendimit, në çdo rast përjashtohen për t’u ofruar për shkëmbim pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit, që ndodhen në zonat bregdetare, zonat për zhvillimin e turizmit dhe pasuritë e tjera që ndalohen për t’u tjetërsuar, sipas legjislacionit në fuqi. Këto të fundit janë domain ekskluziv i strategjikëve të qeverisë.