Blendi Klosi: Mirënjohje për çdo simpatizant të PS në Vlorë !

26
Sigal

Blendi Klosi me socialistët e Vlorës: Mirënjohje çdo anëtari e simpatizanti të PS.

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë njëherësh edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Blendi Klosi u takua në qytetin e Vlorës me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Socialiste me të cilët shkëmbyen urimet festive në kuadër të festave të fundvitit. “Me familjen e madhe të Partisë Socialiste Vlorë në festën e fundvitit. Teksa jemi në mbyllje të një viti të suksesshëm për forcën tonë politike, ku morëm një tjetër fitore në zgjedhjet për qeverisjen vendore, viti 2024 do jetë po aq impenjativ në kuadër edhe të riorganizimit të çdo strukture socialiste. Mirënjohje çdo anëtari e simpatizanti të PS për punën e jashtëzakonshme, garante e sukseseve tona elektorale.” – tha Gjiknuri.