Ministri Bledi Çuçi: Inovacioni në bujqësi është i domosdoshëm për kërkesat e kohës. Synimi është të kapim tregjet e eksportit

360
Sigal

Ministri Çuçi ka vizituar fermën e parë shqiptare me sistemin e hidroponisë, e ndodhur në fshatin Gramëz të Fushë- Krujës, të cilët aplikojnë për herë të parë sistemin e hidroponisë e do të sjellin fruta e perime bio, të cilat prodhohen vetëm përmes ujit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi vizitoi nga afër fermën. “Ne në Shqipëri po e kapim sasinë me prodhimet aktuale. Duhet të shkojmë tek cilësia. Kultivimi në sistemin hidroponik mundëson një rritje të bimës në mënyrë natyrale pa pesticide, pa insekticide dhe herpicide, pa kimikate të dëmshme për organizmin nëse përdorimi do të jetë i gjatë. Synimi është të kapin tregjet e eksportit. Për të kuptuar më mirë sistemin e hidroponisë është njësoj si të përfytyroni një tokë prodhuese me 10 kate,”- deklaroi Çuçi.