Incident tek ambasada amerikane, arrestohet një person

462
Sigal

Një person është arrestuar pranë ambadadës amerikane në Podgoricë të Malit të Zi.

Sipas njoftimit të ambasadës incidenti ndodhi sot në mëngjes.

I arrestuari dyshohet se ka thyer ligjin, duke “shkelur” veprën për “cekje” të objekteve me rëndësi në territorin malazez.  Policia malazeze tha se i dyshuari është shtetas i huaj dhe rezulton azilkërkues. Forcat policore të Malit të Zi po marrin masa për individin në fjalë.

Vitin e kaluar ndodhi një incident më i frikshëm në ambasadën e SHBA-ve në Podgoricë. Një person hodhi një granatë dore në ambasadë dhe më pas vrau veten me tjetër bombë.