FOTO/ Në tregun ku lindi virusi vdekjeprurës kinez tregtohej mish qeni, dhelpre dhe gjarpërinj

841
Sigal

Virusi vdekjeprurës kinez ka ardhur në Europë. Nga Franca është deklaruar se janë konfirmuar dy raste pozitive të koronavirusit.

Konfirmimi është bërë nga ministrja Agnes Buzyn. Ajo tha se të dy personat e sëmurë kishin udhëtuar në Kinë. Ky virus e ka origjinën nga qyteti Wuhan në Kinë.

Deri më tani dyshohet se ky virus e ka origjinën në një treg ku tregtoheshin në mënyrë të paligjshme kafshë të egra.

Ky treg ndodhet në qytetin e Wuhan dhe aty tregtohen gjarpërinj, lakuriq nate dhe akrepa, koala, mish qeni dhe madje dhe mish dhelpre.

Po ashtu thuhet se ky treg ishte shumë i papastër. Deri më tani 26 persona kanë humbur jetën nga ky virus dhe 800 raportohet se janë të infektuar .

Në Kinë udhëtimet janë kufizuar tej mase. Ndërkohë që edhe në Gjermani janë marrë masa kundër këtij virusi.