“Abazoviç do ta ketë të vështirë të mbyllë mandatin”/ Politikani shqiptar: Ka përballë ujqër politikë

120
Sigal

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri beson që kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do ta ketë shumë të vështirë që ta përmbyll mandatin si kryeministër, për shkak të kundërshtimeve të mëdha që mund t’i has nga partitë pro-serbe në Mal të Zi.

“Unë uroj që Dritani me përfundu mandatin, do ta ketë shumë të vështirë, përballë partive pro-serbe dhe para ujqërve politik. Në Mal të Zi, me mbajtë një stabilitet politik do të jetë shumë vështirë”, deklaroi Haziri në Pressing të T7.

Haziri, po ashtu, tha se për Abazoviq do të jetë shumë e vështirë që të merret me korrigjimin e demarkacionit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi që ai ka probleme të tjera.

“Tash po përmendet diçka që është e mbyllur, ai ligj është miratu me vota të deputetëve, është nënshkru nga presidenti. Presidentja për shembull ka pasë hezitime, nuk e ka votu. Masanej e ka votu. Në anën tjetër, çdo kryeministër tjetër në Mal të Zi ka mundur me thanë që duhet me i pa këto çështje, por më së paktu mundet kryeministri me u marrë me çështjet e kufirit. Ai e ka problemin e kishës që ka me rikthy, problemin e dekretit 40 mijë shtetasve e që kryeministri i kalum e ka bo dekretin e shtetësisë dhe ka probleme e rrogës minimale që e ka bo 450 euro”, ka thënë ai.