Meta tjetër padi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar

270
Sigal

Ashtu si paralajmëroi pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta ka depozituar ditën e sotme një padi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese, pasi ky i fundit kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës me vendim qeverie.

Kreu i shtetit, do të publikojë detajet dhe argumentet e padisë, në konferencën për shtyp të njoftuar në orën 13:00.

Më herët kreu i shtetit ka dalë kundër qëndrimit të qeverisë për godinën e teatrit, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh në një komunikim me gazetarët se teatri do të prishet, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re.