Denoncimi/ Gazrat helmues kundër fëmijëve dhe grave

488
Sigal

U përdorur në protestë jo vetëm gaz helmues neuroparalizues CS, por edhe lloje edhe më të tmerrshme si CN dhe CR!!!

Nga Avokati Altin Goxhaj

Janë granata serbe apo ruse, me gaz neuroparalizues CS apo i shtuar sot me CN dhe CR, prej 16 Shkurtit askush nga PD nuk e bëri një gjysmë përpjekje me e çuar për analiza në ndonjë laborator jashtë Shqipërisë ndërkohë sot u helmua Tirana edhe për shkak të drejtimit të erës nga Tregu Elektrik e deri Qyteti Studenti, nga Bulevardi e deri te Sheshi ‘Skënderbej’, nga ‘Avni Rustemi’ e deri ‘Ali Demi’!!! Ekspertë kanë dëshmuar se kemi përshkallëzim nga gazi helmues CS te Gazi Helmues CN dhe CR, i cili përdoret vetëm për sulme forcash speciale në raste pengmarrjesh! Sipas Instituti të Shëndetit Kombëtar në SHBA 9% e të prekurve kanë pasoja të rënda që shfaqen deri në vdekje (https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5649076/) e kemi raportuar këtu me të dhëna të sakta!!! Sipas Mjekut specialist Pneoumolog Ardian Jorgjit, gazi i përdorur nga policia dhe garda është pjesë e familjes së lëndëve helmuese dhe është i ndaluar të përdoret edhe në luftëra. “Është në familjen e lëndëve helmuese. Dikur përdoreshin në luftëra dhe janë ndaluar të përdoren me konventa ndërkombëtare. Qëllimi i tyre është të bëjë viktimën, në rastin konkret masën, inaktive, të pafuqishme”, tha ai. Ardian Jorgji thekson se “çdo preson reagon në mënyrë të ndryshme, nga individi në individ, dhe pasojat mund të jenë nga irritimi i lëkurës deri në vdekje.” Gazi CS, CN dhe CR është një pluhur aq i hollë sa të futet në mushkëri, lëkurë, sy, gjëndrat mukoze dhe në varësi të organizmit shfaq pasoja të tmerrshme!